November 28 is the celebration brings Albanians together

Independence day

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë

  “28 Nëntori është festa që na bashkon”- thotë Luljeta Nuzi drejtoreshë e Shpresa Programme, - është dita kur të gjithë shqiptarët në botë zgjedhin mënyra nga më të dryshmet për të festuar , për të theksuar vlerat tona më të mira , për të ndarë më të tjerët rëndësinë e të qenurit shqiptar. Kjo festë në shekuj ka ngritur peshë zemrat e çdo shqitari “ Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Kombëtar në qytetin e Vlorës dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera, tha: “Fqinjët tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran!” Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Me gjithë angazhimet e parreshtura diplomatike të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë Shqiptare, në të gjitha institucionet e qarqeve ndërkombëtare, gjashtë Fuqitë e Mëdha të kohës, të përfshira në gërshetim interesash, vendosën copëtimin e tokave shqiptare. Kështu, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913, pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, pra u gjymtua organizmi ynë kombëtar. This makes November 28 the happiest day but also the most painful one for Albanians, because this day is the Independence Day of Albania but without Kosovo, Çameria and other Albanian territories. Por në zemër te gjithë e dimë , e ndjejmë e duam e festojmë në këtë ditë atdheun tonë si një të vetëm dhe e njohim këtë ditë si të shenjtë. Të gjithë e dimë tashmë se : -Flamuri Kombëtar u ngrit mbas 444 vjetës -Flamuri Kuq e Zi është flamuri më i vjetri në Ballkan, ndër më të vjetrit në Evropë -Flamuri Kombëtar është flamuri i Skënderbeut, Dhe të gjithë duan që fëmijët e tyre ta dinë që Pavarësia është e shenjtë pavarësisht ku ata jetojnë nëpër botë Por pas vdekjes së Skëderbeut “vdiq” edhe flamuri, rëndësia e tij në një farë mënyre u harrua… Pas një harrese prej katërqind vjetësh, e zbuloi i pari një student shqiptar. Ai ishte eruditi dhe gjeniu i kombit tonë – Faik Konica… Faik Konica, zbuluesi i Flamurit Kombëtar, themeluesi i kritikës shqiptare, atdhetari i devotshëm, ambasadori i Shqipërisë në Ëashington (1926-1939). Ketë flamurë Kuq e zi me 28 Nëntor 1912, nga shtëpia e atdhetarit Ekrem Bej Vlora e mori shkrimtarja, studiuesja dhe përkrahësja e Pavarësisë se Shqipërisë, Amelie Marie von Godin, të cilin ia dha njërit prej luftëtarëve nga Dardania dhe që u shpalos me 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Është e dhembshme që 28 nëntori i vitit 1944 e gjeti Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare të ripushtuan nga Jugosllavia, fatkeqësisht edhe me ndihmën e partizanëve të Shqipërisë, që është shembull sui generis në mbarë botën. Edhe me tragjik ishte rasti i Çamërisë. Diplomacia ndërkombëtare, sërish na e la një Shqipëri të cunguar, duke njohur dhe përligjur edhe brenda shtetit shqiptar një diktaturë të egër komuniste, që shkatërroi edhe ato pak vlera e të arritura në rrafshin kombëtar – politik, ekonomik, kulturor… Ai regjim u lejonte heshtazi ripushtuesve jugosllavë e grekë që të thellojnë dhunën e terrorin mbi shqiptarët që jetonin në trojet e veta stërgjyshore, madje deri në spastrime etnike e gjenocid. Në Kosovë, edhe në trojet etnike si dhe në mërgatë sa herë vjen 28 Nëntori, na kujton se është ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jasharit (1955). Ai lindi në Prekaz të Drenicës në kohën e dhunës dhe terrorit rankoviçian mbi shqiptarët e Kosovës dhe do të niste Luftën Çlirimtare kundër zgjedhës së Serbisë. Në mënyrë të veçantë 28 Nëntori na kujton qëndresën e këtij heroi dhe të familjes së tij më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, theksonte se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari, së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij, u vranë. Gjithsej pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare. Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Dua të shtoj qëndresa heroike dhe sakrifica sublime e Adem Jasharit me gjithë familje është e pashembullt në analet e historisë shqiptare e botërore.E bukur , e dhimbshme , frymëzuese historia jonë Identiteti ynë u bë feja jonë tashmë, këtë ditë brezat dhe gjeneratat e ndyshme e përdorin për të festuar, ndihmuar, luftuar për më shumë të drejta. To share with others the beauty, magic and power that this day has in the Albanian community, Shpresa decided to celebrate this holiday in all areas where she operates for two weeks in a row: Gascoigne school
  • Edmonton
  • Barking Town Hall
  • Stratford Library
  • Norwood junction
  • Forest Gate library
  • Barking library
  • Ilford
  • ZOOM
Numerous drawings, dances and poems, presentations and songs lifted the hearts of the participants. Karakteret si kësulkuqja, pinguini, bletë , lulëkuqe erdhën të festonin bashkë me fëmijet dhe familjet e tyre. Këngëtarë të ndryshëm si VERA PICARI dhe Grupi “Lura” ndezën atmosferën në këto festime duke përformuar falas. Përfaqesues të Ambasadës së Shqiperisë Znj Mamica Toska dhe asaj të Kosoves Znj Arrita Gjakova përshëdetën si edhe kryetari i bashkisë për Barking dhe Dagenham, lideri Darren Rodwell dhe nënkryetarja e LBBD Cllr Saima Ashraff , e shumë të tjerë përshëndetën të pranishmit në ngritjen ceremoniale në Komunën e Barking dhe Dagenham Tek të gjithë këto evente fëmijët ishin protagonistët kryesorë ata dhanë koncerte, vizatuan, patëm ekspozita fotografike , dhe prindërit e tyre ndihmuan me ekspozita të punimeve me dorë dhe gatimeve më të shijshme. Si gjithmonë në këto evente anëtare të Shpresa Programme folën për ndalimin e dhunës në familje, nevojës për punë , shëndetin mendor dhe punësimin si nevoja kryesore në komunitet dhe luftën e vazhdueshme që duhet për të mundësuar të jetuarit ku cdo njeri të ndjehet i sigurtë i shëndetshëm , të shprehet dhe dëgjohet zëri i gjithësecilit, të drejtat për punë dhe ndryshimet e reja në projekt ligje të ndryshme si ai i të drejtës së punës, fatura e emigracionit etc

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa