Formuar më 28 Nëntor 2002 dhe regjistruar si një organizatë bamirësie në 2005, Programi Shpresa (Shpresa) promovon integrimin - me dinjitet - të komunitetit shqipfolës në MB. Ne sigurojmë dhe lehtësojmë edukimin dhe trajnimin në mënyrë që anëtarët tanë dhe përdoruesit e shërbimeve të mund të kenë role të kompletuara dhe aktive brenda komuniteteve të tyre.
"Shpresa frymëzon njerëzit të ndihmojnë të tjerët pasi ato fillimisht janë ndihmuar nga Shpresa." - Përdorues i shërbimeve të Shpresës
Përdorues i shërbimit Shpresa
Çfarë ne duam:
- Trashëgimia shqiptare të forcohet dhe vlerësohet
- Paragjykimi dhe diskriminimi ndaj/brenda komunitetit shqipfolës të marrë fund
- Të rinjtë shqiptarë të ndjehen të sigurt dhe të vlerësuar, dhe marrëdhëniet midis tyre dhe anëtarëve ekzistues të jenë reciprokisht të respektueshme dhe mbështetëse
- Fundin e dhunës dhe abuzimit në familje, me burra dhe gra që zhvillohen në mënyrë të barabartë
- Marrëdhënie të forta dhe produktive midis Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Çamërisë dhe Luginës së Preshevës
Për të arritur këto qëllime, ne ndihmojmë që komuniteti shqipfolës në MB të jetë:
- I informuar – individët të kuptojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyr
- I fuqizuar - duke u ndjerë më pak të izoluar dhe me një rrjet të fortë mbështetësish, anëtarët kanë përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien (fizike dhe mendore) si dhe kanë rritur aftësitë e tyre
Dhe të përjetojë:
- Një ndjenjë përkatësie - përmes një identiteti ndërkulturor shqiptaro-britanik më të fortë dhe më pozitiv
- Një ndjenjë sigurie - përmes marrëdhënies së tyre me Shpresën, pasi ne kemi besimin dhe respektin e suportuesve dhe ligjbërësve; duke punuar në mënyrë efektive për ndryshime reale dhe të qëndrueshme
Our Story
Why is Shpresa Needed?
Në fillim të viteve 1990, shumë njerëz nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia u larguan nga persekutimi, dhe një pjesë e tyre kërkuan azil në MB. Rënia e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, si dhe konflikti politik në Ballkan (veçanërisht lufta midis shtetit serb dhe shqiptarëve të kosovës në 1997) çoi në shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në shumë komunitete në Shqipëri dhe Kosovë.