Rreth Projektit
Gjatë krizës me përhapjen e Covid, Programi Shpresa ka vazhduar të zhvillojë trajnime për prindërimin në partneritet me Total Family Coaching, dhe seanca të shëndetit mendor me Manor Garden Welling Trust.
Që nga marsi i vitit 2020, ka pasur një kërkesë në rritje për trajnimin prindëror nga shumë prindër; kryesisht nga nënat beqare që kërkojnë azil në MB dhe gratë që janë viktima të trafikimit ose dhunës në familje. Në korrik, ne krijuam një partneritet të ngushtë me Total Family Coaching për të adresuar problemet dhe përmbushur kërkesën për aftësi dhe mbështetje të prindërve. Që nga ajo kohë ne kemi qenë në gjendje të japim Triple P (Programi i Prindërimit Pozitiv), i cili është i njohur për efektivitetin e tij dhe qasjen e bazuar në prova për prindërit se si duhet të trajtojnë sjelljen dhe problemet emocionale tek fëmijët dhe adoleshentët. Trajnimi zhvillohet nga Adelina Toplica Badivuku, Praktikante Specialiste në Total Family Coaching.
Që nga korriku i vitit 2020, ne kemi arritur të japim dy sesione trajnimi për dy grupe, ku mbi 50 gra kanë marrë pjesë dhe janë certifikuar nga Triple P. Nga këto grupe, ne kemi rekrutuar prindër për t'u bashkuar me platformën Rrjeti i Kampionëve të Prindërve (Parents Network Champion Network), i cili synon të krijojë një rrjet mbështetës për prindërit dhe kujdestarët shqipfolës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ky rrjet është një platformë online për prindërit dhe kujdestarët për të ndihmuar njëri-tjetrin në adresimin e problemeve komplekse dhe për t'i zgjidhur ato në mënyrë kolektive me udhëzimet e atyre që janë të trajnuar në mënyrë të duhur.
Kjo platformë do të trajnojë 8-12 prindër dhe kujdestarë të cilët më pas do të kenë mundësinë të bëhen Kampione Peer Mentors - për të mbështetur dhe promovuar prindërimin pozitiv në mesin e komunitetit tonë. Ata do të shkruajnë në mënyrë aktive këshilla, artikuj dhe do të krijojnë iniciativa për të mbështetur familjet, fëmijët e të cilave mund të përballen me çështje arsimore, ligjore, shëndetësore, të kujdesit mendor ose social.
Suksesi i Triple P ka rritur kërkesat nga prindërit që dëshirojnë të regjistrohen. Ne kemi një listë pritjeje me mbi 40 persona që janë të interesuar të marrin pjesë. Gjithashtu, jemi të lumtur të njoftojmë se Programi Shpresa po punon gjithashtu për rekrutimin e baballarëve për një grup prindërish posacerisht për ta, ku do të zbatojmë të njëjtën qasje si platformat Triple P dhe Champions Peer Mentors.
QUOTE
Që nga marsi i vitit 2020, ka pasur një kërkesë në rritje për trajnimin prindëror nga shumë prindër; kryesisht nga nënat beqare që kërkojnë azil në MB dhe gratë që janë viktima të trafikimit ose dhunës në familje.
IMAZH
Partnerët tanë















