Driven by Your Needs
Shpresa punon me MiCLU (Migrant and Refugee Children’s Legal Unit) ne projektin Breaking the Chains (link to Project page within our site), i cili fokusohet ne strategji për te përmirësuar shancet e fëmijeve Shqiptare qe aplikojnë për “protection claims” ne UK. Ky projekt ka mbledhur bashke barristere te specializuar, avokate dhe akademike te konsiderojnë si profesionistet te fushës legale dhe te tjerë te sigurojnë qe fëmijët nga Shqipëria te marrin “protection claims” domethënëse kundër rrezikut te kthimit te abuzimi ne shtetin e origjinës, apo shfrytëzimit te mëtejshëm ne ketë shtet. Shqipëria është shtet burimi për një nga grupet me te mëdha te grave dhe fëmijëve te trafikuar qe mbërrijnë ne këto brigje, dhe është rregullisht ne 5 apo 6 vendet e para për aplikim azili nga fëmijët ne UK. Fëmije te pashoqëruar azil-kërkues nga Shqipëria – te cilët janë trafikuar apo kane ikur nga kanosja, vijnë ne UK çdo vit, te varfër, te rraskapitur dhe te traumatizuar. Sidoqoftë, këndvështrimi i qeverise Britanike kundrejt aplikimeve për azil te fëmijëve dhe te rinjve Shqiptarë nuk përkon me realitetin ne terren ne Shqipëri: këta fëmije shume vulnerabilë kane me pak se 0.5% shans qe me marrin mbrojtje nga Home Office kur ata kërkojnë azil ne UK.
Projekti ka synim një plan 5 pikesh për te dhëne këshille dhe mbështetje te specializuar për fëmijët me vulnerabilë qe kërkojnë azil ne UK:
- Mbështetje dhe identifikim, Triazh ekspert dhe prioritet shërbimi për çështjet me akute, Shërbim te fokusuar kundrejt çështjeve akute te fëmijëve
- Program angazhim te përgjithshëm dhe fuqizimi, përfshire provizion për informacion te përshtatshëm për fëmije.
- Program angazhimi dhe fuqizimi për Kampion Imigracioni ‘Zëri i Fëmise’
Smoothing Integration
Shpresa punon qe komuniteti Shqip-folës te integrohet pozitivisht ne shoqërinë Britanike. Ne ndihmojmë ata ne mënyrë qe ata te kuptojnë dhe te dine si te marrin shërbimet universale qe janë ne dispozicion. Ne ndihmojmë ata qe te kërkojnë ndihma, te marrin trajnim pune, te gjejnë pune, dhe te ndjehen si pjese e komunitetit social.
Ne dëshirojmë qe Shqip-folësit qe jetojnë këtu te ndjejnë qëndrueshmëri, siguri dhe vetëbesim. Ne i mbështesim ata te adaptohen qe te ri-themelojnë jetën e tyre, jete ku ata mund te votojnë, te ndihen me pak te izoluar, te marrin një rol aktiv qe te kujdesen për komunitetin dhe mjedisin dhe te jene te lumtur.
Esencial për suksesin tone është pune-partneriteti qe ne kemi me ofrues te shërbimeve te specializuara qe ofrojnë mbështetje dhe trajnim te mëtejshëm. Kjo mundëson qe përdoruesit e shërbimeve Shpresa te marrin pjese ne kurse qe do i ndihmojnë ata te gjejnë pune. Ky trajnim shpesh mundësohet ne ambientet tona (për shembull trajnim për Mësuese Asistente) , qe ne te mund te ndihmojmë përdoruesit dhe me tepër duke ofruar kujdes për fëmijët (kopsht) ose bebet (çerdhe). Trajnimi si ky shpesh ndiqet me eksperience pune, te cilin ne mund te ofrojmë brenda Shpresa, ose ne partneritet me shkollat lokale.
Ke ardhur ne UK kohet e fundit apo te është bere e vështire jeta? Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar juve.

“I’d arrived in the UK alone. I had problems with my solicitor. Shpresa helped me to go to see my solicitor. They then helped me to make an appointment to see my MP. One night a member of the team visited me at 9pm. I now give people Shpresa’s number.”
Shpresa Community Member
“I arrived in 2003 and had no documents at all. Shpresa helped me to open a bank account and they achieved this with the support of our local MP.”
Shpresa Community Member
“There are challenges that are not talked about such as male dominance. Shpresa challenges such issues to support women. If we identify issues, we talk about them so that we can tackle them. Shpresa is about making an impact and giving role models for women and children.”
Shpresa Community Member
Previous
Next
Ju lutem na kontaktoni sot:
Ne jemi krenare për kush jemi, çfarë bëjmë dhe me ke punojmë. Po pate dëshire te punosh me ne, zbulo me shume, ose po pate nevoje për ndihmë ju lutem na kontaktoni:
Partnerët tanë















