Festat e Nentorit
Po iken dhe ky vit.
Fundviti i festave perkon me festat e te gjitheve, por Nentori eshte ndryshe per ne shqiptaret vecanerisht per ne qe jetojne neper bote.
Eshte Nentori i festave tona kombetare, 28-29 Nentori i cili kete vit shenoi 112 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, qe nga 28 Nentor i Ismail Qemalit ne Vlore, dhe plot 80 vjet nga clirimi i Shqiperise nga pushtuesit nazi-fashiste.

Ky Nentor si cdo vit e gjeti organizaten Shpresa Programme ne Londer me pregatitje per keto festa.
Perfaqesues te kesaj organizate, dhe nje pjese te grup moshave te ndryshme te komunitetit tone, organizuan ceremonine per ngritjen e flamurit ne Barking Town Hall.
Sheshi atje jehoi nga kenget dhe vallet tona te bukura.
Flutra, nje nga drejtueset e projekteve te Shpresa Programme, uroi te gjithe pjesemarresit per Festen e Flamurit duke falenderuar pikerisht ne kete dite, stafin e mrekullueshem , individe dhe familje per te gjithe pjesemarrjen, ndihmen dhe kontributin e tyre gjithe keto vite ne familjen e madhe Shpresa Program.

Vazhduan festimet me programet e femijeve ne zonen Barking dhe Ilford, ne drejtimin e mesuese Samit, perkujdesjet e Valbones dhe ndihmes mesueseve, me
nje program te bukur, te pregatitur me vjersha, kenge enkas per keto festa.
Po keshtu vazhdoi festa ne zonen Edmonton, ne veri te Londres.
Femijet edhe ketu kishin pregatitur nje program festiv.
Ishte vertet mahnitese kur i shikoje keta femije, pothuajse te gjithe te lindur ne Angli te recitonin aq bukur vjersha ne shqip , te veshur me kostume popullore , apo kuq e zi.
Dukeshin te gjithe si yje.
O Zot sa te bukur jemi!

Nepermjet vjershave, kengeve femijet nderonin mundin dhe sakrificat e heronjeve dhe deshmoreve qe nuk kursyen as jeten e tyre, per lirine e vendit.
Sa e shtrenjte eshte liria!
Po e shikojme per faq te keq ne vitet qe po jetojme, ka shtete qe jane akoma ne lufte.
Ku ka lufte, ka vuajtje, ka mjerim, ka gjak, ka lot…
Perulemi me respekt para heronjve tane,qe dhane jeten e tyre ne kembim te asgjeje, vetem duke pasur ne zemer flamurin, gjuhen shqipe , popullin, Atdheun tone.
Pikerisht me himnin tone kombetar u hap zyrtarisht programi yne.
Prezantuesit e programit kete here ishin Geralda dhe Henry, te cilet u paraqiten mjaft mire.
Vjershat, kenget, tematika e te cilave ishin atdheu, nena Shqiperi, flamuri, gjuha shqipe , fjalet e urta te popullit tone, te cilat erdhen ne festen tone, jo nga ato burrat e motshem, por pikerisht nga nje grup femijesh.
Tingelloi bukur ne salle, fjala e urte ‘Atdheu eshte shtepia jone’, mirepo pa ne dhe pa liri, ky atdhe eshte vetem dhe.
Kjo eshte magjia e percjelljes nder breza te zakoneve, traditave , kultures,historise apo legjendat tona.

Me pas, kompleksi (grup femijesh), kenduan kengen ‘Per ty Atdhe’. Paridi i vogel, emocionoi sallen me vjershen “ Mos e lini Shqiperine”.
Kengen Xhamadani Vija Vija e solli me zerin e saj melodioz nxenesja Rezarta.
Kenga ‘Mora Fjale’, ne nder te deshmorit, komandantit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, u kendua shume bukur nga Emily.
Ajsi dhe Henry, moter dhe vella, na sollen nje fragment nga filmi ‘Nentori i dyte’, ku Marigoja jone me flamurin e qendisur i ofron Ismail Qemalit, buken dhe kripen per te na kujtuar zakonet tona, bujarine dhe besen Shqiptare.

Shfaqja jone ne Edmonton pati hapesiren e mirenjohjes dhe falenderimeve per prinderit, te cilet e vleresojne rendesine e gjuhes shqipe , duke I mbeshtetur dhe I ndihmuar femijet e tyre ne pervetesimin e gjuhes ame.
Femijet e dashur pergezohen gjithashtu, per perpjekjet per te mesuar gjuhen tone.
Te gjitha ndihmes mesueset (TA), te cilat bejne praktiken mesimore, dhe ndihmojne ne klasat shqipe moren vleresime.
Nje falenderim shkoi per vullnetaret dhe grupin e grave, te cilat drejtohen nga Merisona, ne zonen Edmonton.
Mirenjohje per organizate Shpresa Programme dhe Zonjen Luljeta Nuzi, si drejtuese e kesaj organizate, per te gjithe punen e madhe dhe vizionin e saj ne vite ne ndihme te komunitetit Shqiptar ne Londer.
U ndane cmimet Jack Petchey Award per dy femije, te cilet ishin te nominuar per pjesmarrjen sistematike ne klasen shqipe, duke qene shembuj te mire ne sjellje, ne mesim, ne pjesmarrjen e aktiviteteve te ndryshme.
Deshen te ndanim mirenjohjen dhe falenderimet tona nga zemra per Ambasaden e Kosoves , Shkelqesine e tij Zotin Ambasador se Republikes se Kosoves dhe te gjithe stafin per dashamiresine dhe mbeshtetjen e tyre duke na ofruar here pas here libra mesimore abetare etj per femijet shqiptare , me qellim qe ate te mesojne gjuhen, kulturen dhe traditat tona.

Programi yne vazhdoi me vjershen ‘28 Nentori’, te recituar bukur nga Kejsi.
Liami, nje nxenes tjete lexoi nje leter te hapur, qe u drejtoj femijeve shqiptare kudo qe jane, per te mesuar gjuhen e nenes, pasi gjuha e nenes eshte si qumeshti i nenes qe e rrit femijen me dashuri.
Flutra, e ftuara jone si perfaqesuese e Shpresa Programme, pershendeti shfaqjen tone dhe njekohesisht njoftoi per nje fushate sensibilizuese per komunitetin tone sidomos per femijet dhe te rinjte.
Motoja eshte:
Educate, Not Hate.Eduko, Mos Urre.
Pikerisht kete duam t’u mesojme femijeve tane.
Edukimi fillon ne familje, ne shkolle ku femijet duhet te mesojne te respektojne njeri tjetrin, familjen, shokun, shoqen, motren, vellain, kusherinjte, fqinjet , kokegun ne pune, ne shkolle, apo njerezit ne komunitet.etj
Vlera, cika nga Kosova na pershendeti me fjalen e vjeter Shqiptare, ‘Tungjatjeta’.
Ajo na kujtoi disa fakte, cilesi, qe na dallojne dhe na bejne krenare qe jemi shqiptare duke e nisur nga prejardhja jone Ilire, flamuri Shqiptar, himni kombetar, gjuha Shqipe.
Shqiperia nje vend i bukur, me pasuri te shumta.
Muzike, kenget, vallet tona te bukura.
Harmonia jone fetare.
Gatimet tona tradicionale me shume shije.

Mikpritja, besa, respekti, nderi per familjen dhe njerezit na karakterizon si komb.
Jemi nje popull punetor , paqesor, te shkathet, te shoqerueshem, te dashur, te gjindur per njeri tjetrin, pershtatemi shpejt, mesojme gjuhe.
Vuajtjet na kane bere te zotebper tu balle halleve dhe sfidave qe jeta na ka perballur.
Jemi patriote , por nuk mjafton vetem te besh shqiponjen me duar por duhet ta prezantojme Shqiperine , vendin e origjines me sjelljen, edukaten tone. Duke respektuar njeri tjetrin, ngjyren, racen, fene, apo gjendjen shendetesore te te tjereve, duke zbatuar ligjet dhe rregullat, duke qene nje qytetar i mire, ne kuptimin e gjere te fjales.
Keshtu nderohet flamuri, emri shqiptar.
Gezuar nga mot Festen e Flamurit, shqipetare kudo qe jemi neper bote!
Me keto fjale u mbyll festa jone me nje foto te femijeve, prinderve dhe te gjithe pjesmarresve ne kete dite te ftohte Nentori ne Edmonton ne veri te Londres.