Shpresa Programme tek Shtëpia e Lordëve: Padrejtësia e projektligjit të imigracionit ilegal ndaj komunitetit Shqiptar

22 Maj 2023: Shpresa Programme tek Shtëpia e Lordëve

Më 22 Maj, të rinjtë tanë patën mundësinë të marrin pjesë në një diskutim frymezues në Dhomën e Lordëve për të adresuar çështjen e ngutshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve Shqiptarë në Mbreterine e Bashkuar. Si pjesë e projektit Breaking the Chains, ata mbrojnë dhe promovojnë në mënyrë aktive ndryshimin social.

Projektligji i propozuar rishtazi për Migracionin Ilegal i konsideron të gjithë ata që udhëtojnë në Mbreterine e Bashkuar nëpërmjet një "vendi të sigurt" ose që kalojnë Kanalin, dhe shumicen e të ardhurve të tjerë “të papranueshëm për azil”. Qeveria e ka propozuar këtë ligj në përgjigje të cfarë ata konsiderojnë rregulla të skllavërisë moderne për të nxitur veçanërisht largimin e të ardhurve Shqiptarë në Mbreterine e Bashkuar me varka të vogla. Komentet e mëtejshme nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dhe kryeministri Rishi Sunak nxitën propagandën kundër emigrantëve shqiptarë duke përdorur terminologji dëmtuese., me terma te tillë si “pushtues” dhe “kriminelë”. Ata e konsiderojnë Shqipërinë si një vend “të sigurt”, duke i bërë kërkesat për azil të pamjaftueshme për t’u konsideruar për mbrojtje.

Shqipëria është një vend i bukur në Evropën Juglindore, një destinacion i përsosur pushimi për turistët anë e mbarë botës.. Fatkeqësisht, Shqiperia gjithashtu vuan nga një histori e gjatë, komplekse e kolonizimit, komunizmit, luftës dhe vazhdon të jetë viktimë e korrupsionit politik me pasoja që mbeten deri në ditët e sotme. Të rinjtë tanë ndanë dëshmitë e tyre prekëse mes juristëve të emigracionit, deputetëve, dhe profesoreshës së nderuar Baroneshë Lister të Burtrsett.

Askujt nuk i pëlqen të largohet nga vendi i tij, të ndërmarrë një udhëtim të frikshëm në ujëra të paqëndrueshme e të gjera, vetëm për të qenë barrë për një vend tjetër. Sistemi i azilit është krijuar për të qenë armiqësor, dhe me projektligjin e ri, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për migrantët që të kërkojnë mbrojtje. Shumë shqiptarë largohen nga Shqipëria për shkak të trafikimit, abuzimit, gjakmarrjes dhe krimit të organizuar, ndërsa të tjerë kanë frikë për jetën e tyre për shkak të oreintimit seksual, ose dhunës me bazë gjinore.

“Kë mund të thërrisni kur një vend i betuar se do t'ju mbrojë dështon ta bëjë këtë gjë? A nuk është detyrë e qeverisë të mbrojë qytetarët e saj?”

Ironikisht, ajo çfarë vazhdojmë të degjojmë është se, “Shqipëria është një vend i sigurt… por të gjithë Shqiptarët janë kriminelë”.

Të rinjtë tanë shprehën me guxim përvojat e tyre të jetuara dhe nxitën diskutime që hedhin dritë mbi mungesën e mbrojtjes në Shqipëri. Diskutimi ishte aq frymëzues dhe informues, saqë edhe vetë baronesha e nderuar Lister u prek jashtëzakonisht shumë nga historitë e rinisë sonë shqiptare. Si rrjedhim, ne jemi me se të lumtur të themi se baronesha do të paraqesë amendamentin e pjesës së Projektligjit të Migracionit që do heqë Shqipërinë nga lista e vendeve ‘të sigurta’ të ZEE-së.

Çfarë do të thotë kjo për të ardhmet tona? Sfidat me të cilat është përballur rinia jonë dhe shumë të tjerë si ata do të ndërgjegjësohen shumë, duke përfshirë vendimmarrësit që kanë fuqinë për të ndryshuar rrjedhën e projektligjit për Migracionin e Paligjshëm. 

Në fund të fundit, ky është një hap shpresëdhënës drejt një sistemi azili më pozitiv dhe të barabartë, i cili mbështet dhe fokusohet ne drejtësi dhe solidaritet.

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa