Në Shpresa, projektet janë pjesë jetike e punës sonë. Ato janë thelbësore në rritjen e ndërgjegjësimit dhe dhënies së mbështetjes, duke u formësuar nga histori të vërteta që kanë patur një impakt të madh, si dhe raste studimore.
Ne trajtojmë dhe ekspozojmë çështjet me vlerë të drejtësisë sociale: trafikimin dhe skllavërinë moderne, ligjet dhe sistemet e Mbretërisë së Bashkuar, traditat dhe stigmën shqiptare, dhunën në familje / me bazë gjinore, gjakmarrjen, homofobinë, seksizmin, shëndetin dhe mirëqenien. Ne jemi aktivistë dhe mbrojtës së të drejtave dhe nevojave të komunitetit shqipfolës, duke ndriçuar një dritë mbi problemet urgjente, shpesh të fshehura dhe të pathëna. Ne kemi një reputacion të fortë e pozitiv me autoritetet lokale, organizatat dhe institucionet e tjera për shpërndarjen e informacionit të besueshëm, dhe punojmë për të krijuar lidhje midis tyre, si dhe midis anëtarëve të komunitetit tonë.