
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë
“28 Nëntori është festa që na bashkon”- thotë Luljeta Nuzi drejtoreshë e Shpresa Programme, - është dita kur të gjithë shqiptarët në botë zgjedhin mënyra nga më të dryshmet për të festuar , për të theksuar vlerat tona më të mira , për të ndarë më të tjerët rëndësinë e të qenurit shqiptar. Kjo festë në shekuj ka ngritur peshë zemrat e çdo shqitari “ Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Kombëtar në qytetin e Vlorës dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera, tha: “Fqinjët tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran!” Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Me gjithë angazhimet e parreshtura diplomatike të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë Shqiptare, në të gjitha institucionet e qarqeve ndërkombëtare, gjashtë Fuqitë e Mëdha të kohës, të përfshira në gërshetim interesash, vendosën copëtimin e tokave shqiptare. Kështu, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913, pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, pra u gjymtua organizmi ynë kombëtar. This makes November 28 the happiest day but also the most painful one for Albanians, because this day is the Independence Day of Albania but without Kosovo, Çameria


- Edmonton
- Barking Town Hall
- Stratford Library
- Norwood junction
- Forest Gate library
- Barking library
- Ilford
- ZOOM