Miqësi dhe Golf: Sportet tek Shpresa Programme

Shpresa Programme and Sports

Shpresa Programme a promovon jeten aktive si një nga mënyrat më të mira për të qënë të shëndetshëm dhe të lumtur. Të gjithë porjektet kanë këte element te ndertuar brenda tyre duke inkurajuar ushtrimin e aktivitetit sportiv, sidomos për ato grupe të cilat kanë më shumë pengesa për t'u marrë me aktivitetetë tilla , si vajzat, moshat e treta dhe ata që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore ose jane të izoluar. 

Një numër iniciativash janë bëre tashmë të zakonshme tek Shpresa: 

Walk Talk Watch  - i cili është një projekt mes brezash i cili synon krijimin e lidhjeve më të ngushta të të rinjve me personat mbi 55 vjeç të cilët kane probleme të shëdnetit mendor,me ata që janë të rinj në zonë dhe nuk kanë miq apo ata që duan të mësojnë Anglisht apo të jenë më aktivë duke organizuar udhëtime të ndryshme. Këtë verë këto udhëtime kanë qenë nëpër parqe të ndryshëm në Londër duke zbuluar në të njëjtën kohë edhe monumente të ndryshme, florën dhe faunën etj.

Girls Sports Leadership:  projekt i cili synon që të inkurajojë vajzat 11+ jo vetëm që të merren me sport por gjithashtu ti promovojnë këto sporte në komunitet duke rekrutuar kampionë sporti të cilët organizojnë evente të ndryshme sportive, vlen per t'u permendur këtë vit aktiviteti i organizuar në Croydon në bashkëpunim me skuadrën e policisë dhe atë të CVA .

" Ne duan të kemi më shumë bashkëpunime të tilla": - tha Christine nga CVA : - "kudo ku ka komunikim ka mirëkuptim ":-vazhdoi ajo.

Gjatë verës London Youth organizoi një trajnim basketbolli për vajzat e lidershipit sportiv të cilat po planifikojnë tashmë të organizojnë sesione javore basketbolli në parqe të ndryshëm. 

New Sports and Us  - synon trajnime për sporte të cilat nuk janë të zakonshme për komunitetin shqiptar, ne në vitet e fundit kemi sjelle prane të rinjve tanë sporte të reja si wallball, fencing etj, këtë vit sporti i ri ishte Golf. Ndërkohë që sporte si basketboll, volejboll, footboll, tenis zhvillohen çdo javë tek Shpresa.

Pas 6 sesionesh golfi të organizuara tek Shpresa Programme ,Festivali i Golfit ishte një mënyrë brilante për të kaluar një ditë të bukur dhe ndryshe për të rinjtë e shumtë të pashoqëruar që ky sport tërhoqi rreth vetes. Programi siguron një platformë që fëmijët dhe të rinjtë të eksperimentojnë dhe prezantohen me sportin e golfit duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë për jetën në një mënyrë argëtuese dhe kuptimplotë. Festivali ishte ideuar si nje garim mes grupeve të ndryshme pjesmarrëse ku fëmijët dhe të rinjtë kishin në dispozicion një fushë dhe mjetet e duhura për të luajtur golf dhe udhëhiqeshin nga mësues profesionist golfi.

Loja e bukur e golfit i përfshiu pjesëmarrësit në këtë festival dhe në përfundim të garës të gjithë ishin miqësuar me njëri-tjetrin duke vërtetur edhe njëhere fuqinë që sporti ka në ndërtimin e mardhënieve. Në fund, për secilën skuadër u ndanë medalje dhe dhurata simbolike. 

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa