Historia e Elirës: Dora Ndihmuese që Ndryshoi Gjithçka

Kur Elira* dhe familja e saj mbërritën për herë të parë në MB, ata hasën në shumë pengesa për të gjetur punë dhe luftuan për të mbuluar edhe shpenzimet bazë. Ajo ndan historinë e saj dhe shpjegon se si, me mbështetjen e Money A+E dhe Shpresa Programme, ajo ishte në gjendje të rindërtonte financat dhe shëndetin e saj mendor - dhe të rindizte ëndrrën e saj për një karrierë mësimore.

Ne jetonim në Itali para se të vinim këtu, burri im humbi punën, pasi situata ekonomike atje është paralizuar vitet e fundit dhe unë nuk kisha qenë në gjendje të gjeja një punë për një kohë të gjatë. Në këto rrethana ne vendosëm të emigronim në MB, nuk kishim asnjë kursim dhe anglishtja jonë ishte shumë e dobët. Ndiheshim të humbur dhe pa shpresë. 

Në fillim ishte shumë e vështirë për ne të gjenim informacion dhe e vetmja gjë që dinim ishte të përpiqeshim shumë për të gjetur një punë, për shkak të njohjes sonë të dobët të gjuhës angleze dhe moskuptimit të sistemeve këtu në MB, mungesës së lidhjeve dhe shumë barriera të tjera që jetesa në një vend të ri shpesh sjell. Ne kaluam një periudhë vërtet të vështirë kur u zhvendosëm në Itali dhe menduam se do ta kishim më të lehtë herën e dytë. Por ky nuk ishte rasti, gjithçka ishte ndryshe dhe kishte kaq shumë rregulla dhe ligje që ne nuk i njihnim.

Ndiheshim shumë të stresuar, të izoluar, të hutuar. Shëndeti ynë mendor u prek shumë nga situata e pashpresë që po kalonim.

Ne u ndjemë shumë të stresuar, të izoluar, të hutuar dhe shumë të mërzitur nga njerëzit që na premtuan se do na ndihmonin. Shëndeti ynë mendor u ndikua shumë nga situata e pashpresë që po kalonim. Djali ynë nuk donte të dilte ose të bënte asgjë, ai u izolua në dhomën e tij dhe nuk donte të qëndronte më në Mbretërinë e Bashkuar. 

Në atë kohë unë fitoja 123 £/javë, situata jonë ishte shumë e vështirë dhe ne nuk mund të siguronim as ushqim.

Burri im gjeti disa punë me kohë të pjesshme aty-këtu, dhe pak para izolimit gjeta një punë me kohë të pjesshme si pastruese ndërkohë që bashkëshorti ishte i papunë. Ne paguajmë 750 £/muaj për qiranë e shtëpisë dhe 99 £ për energjinë elektrike.

 Në atë kohë unë fitoja 123 £/javë, situata jonë ishte shumë e vështirë dhe ne nuk mund të siguronim as ushqim. Ishte e pamundur për ne që të aplikonim për ndihma për të gjitha arsyet e përmendura më lart.

Unë i shkrova Shpresa Programme në Facebook fillimisht dhe ata menjëherë ndihmuan familjen time me ushqime dhe 40 £/javë. Unë jam duke marrë kurse të gjuhës angleze dhe djali im po ndjek mësimet e gjuhës shqipe. Ndërkohë jam bashkuar me grupet e informacionit nga njerëz që kanë kapërcyer barriera të njëjta me të miat tani dhe i kanë kapërcyer, dhe kjo më ka ndihmuar shumë.

Tani jam pjesë e vullnetarëve të Shpresës dhe ndihem se përkas diku, kam një derë për të trokitur gjithmonë për ndihmë dhe mund të ofroj edhe unë ndihmën time.

Unë dua të jem në gjendje të ushtroj rolin tim si mësuese këtu në MB dhe jam plotësisht e kualifikuar në vendim tim, Shpresa më ka ndihmuar të ëndërroj dhe po më ndihmon që këto ëndrra të bëhen realitet.

Gjërat janë ndryshe tani, ne nuk po luftojmë më me shpenzimet mujore dhe me të vërtetë po kënaqem duke qenë pjesë e vullnetarëve, duke dhënë kontributin tim.

I didn’t have any information regarding the benefits my family was entitled to. Shpresa helped me with information and step by step helped me together with Money A+E to apply for Universal Credit. We had no income while we were waiting. Money A+E helped my family with a grant prej £ 200 në mënyrë që të mund të siguronim ushqim deri në pagesën e parë të Kredisë Universale (06/05/2020). Tashmë ne kemi të drejtë për 1,621 £/muaj për Kredi Universale. Kombinimi i kulturës dhe ekspertizës i Shpresa dhe Money A+E, kuptimi i çështjeve me të cilat përballemi, ndjeshmëria dhe ofrimi i një shërbimi të gjithanshëm patën një ndikim të madh në familjen time.

helping hand

Gjërat janë ndryshe tani, ne nuk po luftojmë më me shpenzimet mujore dhe me të vërtetë po kënaqem duke qenë pjesë e vullnetarëve, duke shkëmbyer përvoja personale dhe profesionale me vullnetarë të tjerë dhe duke dhënë kontributin tim. Gjithashtu djali im është shumë i lumtur në klasat shqipe, pasi ai mund të përmirësojë gjuhën e tij shqipe dhe të bëjë miq të rinj gjatë izolimit.

Unë dhe burri im jemi duke kërkuar punë dhe mezi presim të stabilizohemi këtu. Unë jam duke punuar shumë për të marrë ekuivalentin e diplomës këtu dhe do të doja të ndërtoja një karrierë mësimore.

'Për këdo që ndihet i humbur do të këshilloja të kërkonte ndihmë, gjithmonë ka një zgjidhje dhe një derë të hapur për ta.'

*Emri është ndryshuar

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa