Eventi i Shëndetit Mendor dhe Natyrës

Eventi i Shëndetit Mendor dhe Natyrës:14 Maj 2021

Ndërsa konkludojmë një muaj plot premtime, me masat dhe ligjet e karantinës që zbuten dita ditës, është e nevojshme të ngadalsojmë vrullin tonë të përditshëm për një moment dhe të pranojmë se po marrim një hap të verbër besimi nga pasiguria e tendosur e Pandemisë, për të pyetur më në fund: Si do të jetë normalja e re? I kemi qetësuar pasiguritë tona me konfidencën se e kemi praktikuar këtë rutinë më parë, prandaj, përsëritja e saj duhet të jetë pjesë e reflekseve tona- për të udhëtuar për në punë çdo mëngjes, për të takuar miqtë dhe familjen gjatë fundjavave, për t'i marrë fëmijët nga shkolla, për të pirë diçka me kolegët tuaj darkave të së premtes dhe çfarëdo që bën rutinat tona, tonat. Ne e kemi bërë këtë më parë, kështu që duhet, në teori, të jemi mjaft të aftë për ta bërë sërish, lehtësisht, përditshmërinë tonë - por, siç e shoh unë, nuk jemi të njëjtët njerëz që ishim një vit më parë (në normën para-COVID-19) .

Duke pasur parasysh këtë, Shpresa Programme vendosi të krijojë një platformë virtuale që ofron hapësirë për atë vetë-pranim dhe vetë-reflektim, dhe u dha përdoruesve të saj, partnerëve, vullnetarëve dhe stafit këtë mesazh: 'Ne jemi akoma këtu, ne ende kujdesemi. Ne jemi të bashkuar.' Gjatë Javës së Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor 2021, Shpresa Programme organizoi Eventin e Shëndetit Mendor dhe Natyrës në mbrëmjen e 14th Majit. Fytyra dhe emra të njohur dhe miqësorë mbushën ekranin e platformës ZOOM dhe pjesëmarrja na pushtoi pozitivisht të gjithëve - duke pasur parasysh sa delikate është tema e Shëndetit Mendor.

Ngjarja filloi me zërin melodik të artistes së re Shqiptare Ingrid Havalja , e cila vazhdoi të krijonte një atmosferë të ngrohtë për të gjithë ne gjatë gjithë eventit. Një mirëseardhje e ngrohtë nga Luljeta Nuzi, Drejtoreshë Egzekutive e Shpresa Programme që mirëpriti dhe falenderoi të ftuarit dhe të pranishmit, me vlerësim dhe mirëkuptim të ngrohtë për rëndësinë e Shëndetit Mendor - veçanërisht gjatë kësaj kohe të acartë pasigurish, eventi solli një fllad të ngrohtë Pranveror mes nesh.

 

Nature: walk,talk,watch

Pas prezantimit të të rinjve dhe sfidave të përditshme mbi Shëndetin Mendor, stigmën negative, shoqërinë dhe rrethanat në komuntetin Shqip-folës në lidhje me Shëndetin Mendor, kush tjetër mund ta komplimentonte më mirë këtë parashtrim sesa Clinton Waller, Zëvendës Menaxher i Shërbimit në Croydon Drop-In. Me përvojë gati 20 vjeçare si Punëtor i Rinisë duke mbështetur të rinjtë dhe familjet, Clinton foli për udhëtimin e tij në Shpresa Programme. Ai foli për fitimin e besimit të të rinjve shqiptarë, krijimin e bazave të mirëkuptimit të përbashkët përmes përkushtimit dhe se si e gjitha kjo arrihet kur ofron një shpatull të ngrohtë mbështetjeje. Clinton Waller na kujtoi se Shëndeti Mendor dhe Mirëqenia janë tendosur në një kufi absolut në 12 Muajt e kaluar, prandaj vazhdimi i mbështetjes që ai ofroi gjatë 2 viteve të fundit me Shpresa Programme është thelbësor për mirëqënien e të rinjve.

Ne patëm nderin të prezantojmë Rt Hon Stephen Timms, i cili ka qenë një Anëtar i Parlamentit për East Ham nga 1994-2019 dhe të Dërguarin e Besimit të Partisë së Punës (Labour Party’s Faith Envoy). Stephen Timms ishte Ministri në hije për Punësim nga 2010 - 2015 dhe më parë ishte anëtar i Komitetit të Përzgjedhur të Bashkimit Evropian. Ai mbajti poste të shumta, njëri prej tyre ishte Kryesekretar i Thesarit dhe Sekretar Financiar i Thesarit të Shtetit. Në Zgjedhjet e Përgjithshme 2015, ai ishte i vetmi deputet që mblodhi më shumë se 40,000 vota. Stephen Timms ka bërë fushatë në emër të Shpresa Programme, sponsorizoi evente dhe vizita në Parlament dhe për eventin e 14 Majit tonë, ai foli për këtë kontribut të rëndësishëm: përçimin dhe reflektimin e kësaj çështjeje në veshët dhe sytë e duhur.



young people

Ngjarja vazhdoi ndërsa numri i të pranishmëve vazhdonte të rritet. Dëgjuam udhëtimin frymëzues të Inës, pjesëtare e Shpresa Programme. Historia e Inës u komentua gjithashtu nga Hannah Gretton, organizatore komunitare në Citizens UK e cila theksoi Shpresa Programme-n si organizatën e dytë me numrin më të madh të pjesëmarrësve në Asamblenë e Kryetarit të Bashkisë 2021, dhe historinë e Inës si më mbreslënësen për audiencën. Një akt i vështirë për tu sfiduar për nga emocioni që përcolli, por Shpresa Programme është e pasur me përvoja të jetuara, histori personale dhe partneritete ndikuese: Nënkryetarja e bordit në Organizatën e Komunitetit të Refugjatëve, Rema Duli foli për punën e saj me Shpresa Programme në 3 vitet e fundit dhe trajnimin e akredituar të Ndihmës së Parë të Shëndetit Mendor, veçanërisht e targetuar për të rinjtë e Shpresa Programme. Shpresa Programme është një fole e ngrohtë, plot përvoja të gjalla, që vazhdojnë të jehojnë në koridoret e mendimeve tona. Duke i lënë disa nga vullnetarët tanë të përshkruajnë udhëtimin e tyre nga kur trokitën në dyert e Shpresës si përdorues, deri kur ato u bënë udhëheqëse në një rrugë të rritjes dhe zhvillimit personal, ku ata japin kuntributin e tyre si vullnetare dhe fuqizojnë punën e Shpresës, duke mbështetur anëtarët e tjerë të komunitetit - ishte ilustrimi perfekt i kësaj.

Pasi dëgjuam përvojat personale nga këta kampionë aktualë të Shëndetit Mendor, ne dëshironim t'u jepnim të pranishmëve tanë një analizë më të thellë të punës së Shpresës me Shëndetin Mendor. Njomëza Kartallozi, një Psikoterapiste e Lartë dhe Menaxhere e Shërbimit terapeutik në Manor Gardens Welfare Trust mori në dorë fuqimisht skenën virtuale të eventit dhe foli për partneritetin dhe punën me Shpresa Programme. Trajtimi i stigmës, sfidave me të cilat përballet Komuniteti ynë për të kuptuar rëndësinë e terapisë, veçanërisht duke pasur një histori të kaluarës ose përvojës aktuale traumatike si trafikimi, dhuna në familje, FGM etj. Njomëza foli për rezistencën, durimin dhe dëgjimin, jo vetëm për t'iu përgjigjur, por për të kuptuar.

Me shumë vlerësim për punën dhe mbështetjen e saj për Shpresa Programme, veçanërisht vitin e kaluar, ne mirëpritëm Adelina Toplica-Badivuku, e cila është një praktikuese sistemike e familjes dhe trajnere e lartë e familjes me specializim në marrëdhëniet në çift, marrëdhëniet prind-fëmijë dhe prindërimin. Adelina, një avokate për të drejtat e fëmijëve, grave dhe familjeve, për një jetë më të mirë dhe ndryshime pozitive, është gjithashtu Drejtoreshë Egzekutive e Total Family Coaching, një organizatë me bazë në komunitet, të cilën ajo ka themeluar vetë. Adelina foli për punën e saj të përkushtuar tek Shpresa Programme, rëndësinë e shëndetit mendor në komunitetin tonë dhe përvojën e saj personale, profesionale me theks në shkallën e lartë të suksesit dhe kërkesës së Programit të Prindërve.

Ndërsa dëgjonim, mësonim, vlerësimi ynë për punën e Shpresës mbi Shëndetin Mendor dhe Mirëqenien u rrit dhe vendosi një shkëlqim të ngrohtë në zemrat tona - për të parë ndryshime të tilla të shpejta në komunitetin tonë, është frymëzuese. Kjo u tha, por ne e pranojmë se lehtësimi komik dhe një ton më i lehtë është gjithmonë i nevojshëm. Guardianët e Mjedisit prezantuan 'Historitë e tyre të Gjelbërta', në fund të fundit, Java e Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor 2021 ishte kushtuar natyrës. 

women-achievers

Pasi shfaqën punën e tyre mbresëlënëse, ERIK, ANISE, LISA & RANIA folën për mbështetjen e Shpresa Programme për Shëndetin e tyre Mendor, sesi seancat e Keeping It Wild të Shtunavei i mbajtën ata aktivë dhe i frymëzuan të dilnin jashtë, të shijonin hapësirat e gjelbërta dhe t'i kushtonin kohë shëndetit mendor dhe mirëqënies.

Ndërsa po i afroheshim fundit të programit, ne ftuam Catherine Heinemeyer; një Studiuese dhe Profesoreshë në Drama dhe Teatër në Universitetin St John York, e cila, me studentët e saj të shkëlqyeshëm, drejtojnë seancat e Klubit të Dramës çdo të Shtunë në Shpresa Programme. Me fjalët e Cath: "Besimi që kishim nevojë të kishim nga të rinjtë/fëmijët (për të drejtuar seancat sa më mirë), ishte tashmë atje, për shkak të Shpresës".

Ne e finalizojmë ngjarjen tonë me aktin tonë përmbyllës, lamtumirë të ngrohtë, informacion, mirënjohje dhe ndërgjegjësim. Ne i mbyllim perdet tona të shfaqjes, vetëm për t'i hapur përsëri, shumë shpejt.

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa