Java e Refugjatëve: 'Hapat' me Federatën e Grave për Paqen në Botë

Report nga Patricia Earle

Mikja ime e dashur, Luljeta, themeluese e Shpresa Programme, më sugjeroi që unë të organizoja një event në Qershro, për t'u lidhur me 'Javën e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara 2021'. Mu duk një ide e mirë dhe si përfundim, 130 pjesëmarrës mbushën ekranin e platformës ZOOM në eventin tonë. Ne dëgjuam histori shumë prekëse dhe të jetuara të 6 personave që erdhën në Mbretërinë e Bashkuar si refugjatë.

Secili person pikturoi për ne një imazh të vështirësive me të cilat ato janë përballur, në vendin e tyre, gjatë udhëtimit të tyre deri kur arritën në brigjet Britanike. Por ishte e mjaftueshme për të mallëngjyer thellë zemrat tona dhe për të kuptuar madhështinë e këtyre njerëzve, dhe refugjatëve të panumërt, të cilët kanë pasur këtë lloj eksperience. Secili prej gjashtë folësve tanë mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me asgjë, kapërcyen shumë sfida dhe vështirësi - kulturore, gjuhësore, ligjore dhe financiare dhe gradualisht rindërtuan jetën e tyre deri në pikën ku ata tashmë arrijnë të ndihmojnë të tjerët, duke dhënë mbështetje praktike si dhe morale

Refugee Week

Eugene përshkroi frikën dhe terrorin e gjenocidit të Ruandës në fillimin e viteve 1990, duke ikur me familjen e tij, duke qenë totalisht i vetëm. Arrin të ribashkohet me familjen e tij, duke u zhvendosur në disa vende të ndryshmeafrikane dhe më në fund duke arritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2005. Pasi u vendos këtu, ai ka qenë në gjendje të ndihmojë dhe inkurajojë të tjerët, veçanërisht të rinjtë nga komuniteti i Ruandës, të gjejnë një ndjenjë vlere dhe qëllimi në jetën e tyre.

Reza u largua nga Afganistani i shkatërruar nga lufta, si shumë të rinj të tjerë, dhe bëri një udhëtim të gjatë për në Mbretërinë e Bashkuar, përmes vendeve të shumta dhe duke mbijetuar disa kalime kufitare të rrezikshme. Në këtë vend ai u martua me Velimirën, me origjinë nga Bullgaria, një nga vendet ku kaloi gjatë udhëtimit të tij, dhe ata tani kanë 3 fëmijë të mrekullueshëm. Ai është i vetëpunësuar, ka krijuar disa biznese dhe ka qenë në gjendje të ndihmojë një numër të madh njerëzish në këtë mënyrë, si nga brenda dhe jashtë komunitetit afgan, si dhe duke qenë një burim i mençurie dhe këshillave praktike.

Liri përshkroi vështirësitë për të ardhur nga një situatë shumë kaotike në Shqipëri, dhe më pas vështirësitë personale dhe ligjore me të cilat u përball në Britani 

Asaj ju desh të merrte pjesë në seanca gjyqësore të panumërta në mënyrë që të ishte në gjendje të qëndronte përfundimisht dhe të kishte stabilitet në jetën e saj. Ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në edukimin e fëmijëve, dhe në një udhëtim kthimi në Shqipëri me WFWP ishte në gjendje të fliste me Anëtarët e Parlamentit atje të cilët shprehën interesin për implementimin e sistemit të kujdestarisë për fëmijët në vendin e tyre!

Më tej, Shenaz përshkroi me disa detaje dhimbjen dhe traumën e jashtëzakonshme të detyrimit për t'u larguar nga Uganda nga ish Presidenti, Idi Amin. Familja e saj kishte krijuar një biznes shumë të suksesshëm dhe po jepnin një kontribut të çmuar në ekonominë e vendit, së bashku me rreth 50,000 njerëz të tjerë me origjinë aziatike. Papritmas, të gjithë atyre aziatikëve pa pasaporta Ugandase u tha që të largoheshin brenda 90 ditësh, të merrnin me vete një valixhe rrobash dhe vetëm £50 për familje. Vështirë të imagjinohet. Duke arritur këtu gjithë ato vite më parë në vitin 1972 si refugjat, përmes Irlandës, Shenaz tani është Kryetare e Ndërfetarëve në Xhaminë Rrugore Clifton në Birmingham dhe Zëvendës Kryetare e Këshillit të Besimeve të Birmingham, ajo së shpejti do të bëhet Kryetarja e radhës e Këshillit të Besimeve. Sa e mrekullueshme!

Margaret, pasi kishte ikur nga një luftë e tmerrshme civile në atë që tani është Sudani i Jugut, u shpreh se një nga sfidat më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë rritja e 5 fëmijëve të saj në një kulturë kaq të panjohur, aleate e faktit se ajo vetë nuk ishte aq e njohur me gjuhën angleze. Ajo arriti të kërkojë për to një arsimim të mirë dhe është kaq krenare për ta! Ajo gjithashtu shprehu vlerësimin e saj për të qenë në gjendje të marrë pjesë në Takimin e Paqes së Grave, ku u ndie shumë mirë, si në shtëpi dhe mund të bënte miqësi me një larmi të mrekullueshme të grave të tjera të arrira, duke përfshirë disa nga Afrika. 

Më në fund, Mohsen përshkroi traumën e të qenit një fëmijë-ushtar adoleshent, në vijën e frontit me shokët e tij të shkollës në Luftën Iran / Irak, duke u dashur të largohej nga Irani në kërkim të lirisë së vërtetë dhe një jete të re, dhe mbërritjes në Birmingham me asgjë tjetër përveç ëndrrave dhe aspiratave të tij. Gradualisht duke sjellë familjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar, ai rindërtoi karrierën e tij në art, ka mësuar dhe frymëzuar fëmijë të shumtë gjatë viteve, dhe ka qenë në gjendje të shfaqë pikturat e tij të bukura në më shumë se 70 ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në pjesën e dytë të mbrëmjes, Luljeta dha një përshkrim grafik të eksodit të kaq mijëra shqiptarëve në diasporë. 

Pas rënies së ish-regjimit së Enver Hoxhës, me imazhe dramatike të njerëzve të dëshpëruar për të hipur në anije të cilat do t'i merrnte e panjohura, në kërkim të një jete të re. Ajo foli me zemë për punën e saj me njerëz të tillë, ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga iniciativa të tilla si Shpresa PRogramme. Zemra dhe shpirti i vërtetë i popullit shqiptar shkëlqeu përmes prezantimeve të saj dhe Lirisë.

Pas disa komenteve të bukura nga Nazia Hussain, një pakistaneze e lindur në Britani, e cila gjithashtu ka bërë kaq shumë punë të mirë me refugjatët këtu në Birmingham, ne përfunduam këtë mbrëmje frymëzuese duke dëgjuar disa fjalë nga Ruth, një zonjë e moshuar hebre dhe një mike e dashur që mbërriti në Britani, pasi i shpëtoi persekutimit nazist në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Ajo arriti një moment historik të jashtëzakonshëm duke mbushur 100 vjeç në Maj, dhe ne ishim në gjendje ta mbyllnim mbrëmjen tonë me zemrat plot të të gjithëve duke i dhënë asaj urimet më të përzemërta!

Report nga Patricia Earle - Kordinatore e West Mindlands e Federatës së Grave për Paqen në Botë

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa