Shark Loans: What you need to know and what can you do?

Shark loans: do not be a victim!

Çdokush mund të jetë viktimë e një Kredije Peshkaqen - familja juaj, miqtë, fqinjët, përfshirë edhe ju.

Nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh një person që jep kredi të paligjshme, veprim i cili në Mbretërinë e Bashkuar quhet ‘Kredi Peshkaqen’, pasi ata vijnë në të gjitha format dhe madhësitë dhe në fillim paraqiten miqësore, dhe pjesë e komunitetit. Por kur nuk mund të paguani ata do t’iu kthehen ashpër.

Një ‘Kreditor Peshkaqen’ është dikush që të jep para hua në dorë si një biznes i paautorizuar. Nëse dikush po përpiqet të paguajë kredinë por ka vështirësi , Kreditori Peshkaqen do të përdorë kërcënime, dhunë dhe kanosje për të marrë atë që ai mendon se i detyroheni, kjo edhe nëse borxhi është shlyer disa herë. Një Kreditor Peshkaqen zakonisht do të ketë pak shkresa dhe do të shtojë tarifa ndëshkimi për pagesat e vonuara. Ndonjëherë ata do të shtojnë shuma të rastësishme në faturë. Shumë viktima vazhdojnë të paguajnë sepse mendojnë se mund të përballojnë shumën javore për të cilën kanë rënë dakord, por ata nuk e kuptojnë se sa u shtohen pagesave e tyre të vazhdueshme javore ose kanë frikë të ndalojnë pagesat.

SHARK LOANS

Këshilla jonë është të mos rrezikoni kurrë me një Kredi Peshkaqen. Ata nuk ofrojnë shërbim në komunitet; qëllimi i tyre i vetëm është të marrin paratë tuaja.

Kreditorët Peshkaqen:

  • Drejtojnë një biznes të paautorizuar sipas Aktit 200 të Shërbimeve Financiare dhe Tregjeve
  • Shpesh refuzojnë t'i tregojnë huamarrësit se sa kanë ende borxh, dhe kur do të përfundojnë pagesat
  • Shpesh rrisin borxhin ose shtojnë shuma shtesë.
  • Mund t’iu marrë sende si inshurancë - përfshirë pasaportat, kartat bankare apo patentën e makinës.
  • Mund të përdorë dhunë, kërcënime dhe kanosje.

Çfarë po bëhet për ta ndaluar këtë?

Ekipi Ligjor i Huadhënies së paligjshme të Parave heton huazimin e paligjshëm të parave dhe çdo vepër të ngjashme- në të kaluarën kjo ka përfshirë dhunën, shantazhin, dënimet për drogë, kërcënimet, rrëmbimin dhe madje edhe përdhunimin.

Historia e Majkut

Në moshën 17 vjeç, Mike* ishte entuziast për të blerë makinën e tij të parë. Kur Piteri* ofroi t'i jepte hua £250 , Mike ra dakord dhe filloi të paguante me këste deri sa të shlyhej kredia. Vetëm atëherë Piteri përmendi interesin shtesë, Majk nuk e priste këtë dhe e kishte të vështirë ta shlyente këtë pagesë, kështu që Piteri i ofroi një hua të mëtejshme për të paguar të parën.

Ky u bë një cikël i cili vazhdoi gjatë dy dekadave të ardhshme, të cilat Majk i përshkroi si "Ferr absolut". Ai ishte i bllokuar në një spirale të pafundme borxhi, dhe luftoi për t'ia dalë mbanë, pavarësisht se punonte dy punë. Ai bënte pagesa të mëdha, por bilanci i tij i papaguar nuk do të binte kurrë nën £9000.

Me kalimin e viteve, Majku pagoi një shumë marramendëse prej £ 90,000 tek Kreditori Peshkaqen, të gjitha nga një hua fillestare prej £250. Kjo pati një ndikim jashtëzakonisht të dëmshëm për Majkun dhe familjen e tij. Kreditori Peshkaqen e sulmoi Majkun para fëmijëve të tij, ai humbi shtëpinë e tij pasi nuk mund të paguante hipotekën dhe tre vende pune për shkak të depresionit. Në moshën 33 vjeç, ai pësoi një atak në zemër si pasojë e stresit.

money management

Majk u përpoq të vetvritej disa herë.

"Nuk do t'ia uroje askujt" - tha ai - "Kjo ndikoi në marrëdhënien time me gruan time. Nëse nuk isha në punë, isha duke u grindur me të tjerët në shtëpi dhe kjo ndikonte tek fëmijët. Ata nuk kishin faj. Çdo të premte dhe të shtunë ai më priste jashtë punës sime. Nëse mbaroja vonë ai i shkruante mesazhe duke thënë "dita e pagës, ku je?" - Ishte një makth i gjallë "

Pika e kthesës ishte kur Majk vuri re një artikull në gazetën e tij lokale mbi një Kreditor Peshkaqen që ishte dënuar penalisht nga Ekipi. Piteri tani po kërcënonte se do të keqtrajtonte gruan e Majkut. Ai tashmë kishte kuptuar se nuk mund të vazhdonte më kështu. Prandaj, telefonoi numrin ‘sekret’ ( konfidencial). Nga ai moment e tutje ai u ndihmua dhe mbështet, Piteri u ndoq penalisht dhe u burgos.

LOAN COUPLE

"Do të kisha dashur ta dija se egzistonte një vend për të kërkuar ndihmë vite më parë" tha Majk. "Ekipi ishte fantastik, ata na ofruan aq shumë mbështetje dhe çdo premtim që bënë, ata e realizuan. Ishte një lehtësim i madh kur zbulova që Piteri u arrestua dhe më pas u fut në burg. Gati më ra të fikët kur Ekipi më telefonoi për të më treguar këtë."

 Majk tani po shikon drejt së ardhmes dhe ka një mesazh për këdo që ka rënë viktimë e një Kreditori Peshkaqen.

"Unë do t'i thoja kujtdo që po merr hua nga një Kreditori Peshkaqen që të ketë besim të ngrihet dhe të flasë. Ekipi do t'ju mbështesë gjatë gjithë rrugës. Edhe një vit më vonë Ekipi është gjithmonë aty për mua, rregullisht në kontakt dhe gjithmonë në anën tjeter të telefonit. Jeta është absolutisht fantastike tani. Ne nuk duhet të shqetësohemi më për paratë dhe unë jam më i lumtur se kurrë. Po shkojmë me pushime si familje për herë të parë në 17 vjet. Nuk mund ta imagjinoja të isha në gjendje ta bëja këtë më parë. Të kontaktoja Ekipin ishte gjëja më e mirë që mund të kem bërë ndonjëherë. Unë po jetoj jetën që duhet të jetoj."

Nëse jeni prekur nga huazimi ilegal i parave dhe keni nevojë për mbështetje, telefononi Linjën e Ndihmës Stop Loan Sharks 24/7 Helpline në 0300 555 2222.

Ju gjithashtu mund të kontaktoni ekipin përmes Live Chat (nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite, nga e hëna në të premte) për këshilla dhe ndihmë të specializuar.