Histori Suksesi - Bisedë me Dorin

Bisedë me Dorina Abdiaj, një vullnetare e shkëlqyer dhe tashmë pjesë e vlefshme e skuadrës së Shpresa Programme

Bisedë me Dorina Abdiaj, një nga historitë e suksesit për të cilën jemi krenarë tek Shpresa Program. Dori është miqësore dhe pozitive, ajo është shumë punëtore dhe e përkushtuar. Dori gjithashtu demonstron vizion dhe pasion në punën e saj, duke diskutuar hapur mbi rolet gjinore, dhunën në familje, etj., Në mënyrë që të trajtojë çështjet aktuale të Komunitetit shqipfolës.

Intervistuesi:: Përshëndetje, është kënaqësi të të kemi mes nesh, faleminderit që pranove të ndash mendimet dhe përfshirjen tënde me Shpresën me ne. Pse nuk filloni duke na treguar pak për veten? 

Unë kam studiuar në Shqipëri si punojëse sociale, gjithashtu kam mbaruar dhe Masterin mbi Përkatësinë Gjinore dhe Zhvillimin. Kam punuar si trajnere në workshop-e të ndryshme për dhunën në familjë në Shqipëri

Për momentin po drejtoj workshop-e të ndryshme për mbarëvajtjen në familje në aspekte të ndryshme. Përshembull, për Prindërimin: ‘Si të ndërtojmë rutinën e fëmijëve nga 0-12 muaj?’. Gjithashtu ëorkshop-e për dhunën në familje dhe barazinë gjinore. Pra, duke përfshirë në metodikën time të punës çështje sociale që lidhen me familjen dhe barazinë gjinore, p.sh. për ndarjen gjinore të punës etj.

Intervistuesi: Si u prezantuat për herë të parë me Shpresa Programme?

Kur flas për kontaktin tim të parë me Shpresa Programme, më duhet të tregoj një histori emocionale për mua. Një mike e imja më tregoi për Shpresa Programme, ndërkohë që unë isha shumë e stresuar dhe po i shpjegoja situatën ku ndodhesha. Anglishten nuk e dija mjaftueshëm për të filluar një punë dhe kisha një fëmijë të vogël, ndihesha e zënë ngusht dhe pa zgjidhje.

Kur hyra te zyrat e Shpresa Programme për herë të parë dhe më pritën me gjithë përgjigjet e pyetjeve të mia, më është dukur sikur një dritë u shfaq në jetën time në atë moment.

Drejtoresha Egzekutive e Shpresa Programme, Luljeta Nuzi, një person që më ka dhënë një dorë ndihmuese në momentet më të vështira në vazhdim, më dha përgjigje dhe drejtim për jetën time që në takimin tonë të parë - aty filloi udhëtimi im si vullnetare tek Shpresa Programme.

Dori - interview

Shpresa Programme has done and is doing a very important job for the Albanian-speaking community in the UK.Working hard and with dedication, Shpresa Programme has created a distinctive element from other organizations, support that creates a big family.

Dori

Intervistuesi: Cili ishte përfitimi i mundshëm që shpresonit të arrinit?

Eksperienca ime me Shpresa Programme është përmes syve të një vullnetareje, e cila vinte nga një prejardhje e qëllimeve dhe një misioni të përbashkët, të ndihmojmë dhe edukojmë për një të ardhme më të mirë dhe jetë familjare më të shëndetshme. Pas rolit tim si vullnetare, me Shpresa Programme kam punuar si kordinatore projektit të mbështetjes së grave. Pastaj, kam punuar bashkë me ‘Family Lives’ si punojëse mbështetëse e familjes, gjithashtu edhe si vullnetare tek Solace Woman. Rrugëtimi im vazhdoi duke ideuar dhe krijuar një projekt me mbështetjen e madhe të Shpresa Programme sigurisht. Projekti përfshinte metodika dhe eksplorime të mëtejshme të parandalimit të dhunës në familje, duke bashkëpunuar edhe me djemtë & burrat, përpos punës që bënim me vajzat dhe gratë. Ky projekt u financua nga Këshilli i Enfield & Haringey, nën skemën e një projekti që mbështeste iniciativat e reja: ‘Future Community Programme’, normalisht një mundësi që ma dha Shpresa Programme. Projekti pastaj u egzekutua në komunitetin Shqip-folës, zakonisht tek përdoruesit e shërbimeve të Shpresa Programme.

Një iniciativë tjetër e imja e frymëzuar nga Shpresa Programme është që po inkorporoj në Shkollën e djalit tim klube ekstrakurrikulare, pas mësimit, për të mësuar gjuhën Shqipe, për fëmijët Shqiptarë në atë shkollë. 

I have learnt that everything is achieved through work. It is very important to support each other and value integration in a foreign country.

Dori

Intervistuesi: Cilat janë disa nga mundësitë që keni gjetur më interesante?

Si fillim mora pjesë në klasat e anglishtes, pastaj punova në zyrë tek arkivat e Shpresa Programme, një eksperiencë e cila më pajisi me shumë njohuri të sistemit Anglez të mbrojtjes të të dhënave personale dhe respektimit të privatësisë së përdoruesve tek Shpresa Programme. Shpresa më ka ofruar kurse dhe trajnime tek të cilat nuk do kisha akses po mos të ishte për Shpresa Programme, normalisht unë mora pjesë tek të gjitha. 

TRAININGS BY DORI

Intervistuesi: Cilat janë disa nga fushatat që mendoni se Shpresa Programme ka ndikimin më të madh?

Shpresa Programme ka bërë dhe po bën një punë shumë të rëndësishme për komunitetin Shqip-folës në Mbretërinë e Bashkuar. Është mbështetje e drejtpërdrejtë për nevojat e komunitetit tonë, sido qoftë statusi apo kërkesat e çdo individi. Duke punuar fort dhe me dedikim, Shpresa Programme ka krijuar një element dallues nga organizatat e tjera, një mbështetje që kthehet në familje.

Intervistuesi: Çfarë mësuat nga Shpresa Programme?

Kam mësuar nga Shpresa Programme se po të punosh fort, mund të ecësh përpara. Ama, kualifikimet, mundësitë, marrëdhëniet që kam krijuar nga Shpresa Programme si dhe fakti që me ka integruar me punën këtu, më ka ndihmuar shumë. Jam ndjerë gjithmonë pjesë e Shpresa Programme, si vullnetare dhe si pjesë e stafit, kam pasur gjithmonë të njejtën mbështetje dhe kam ndjerë gjithmonë të njejtën ngrohtësi.

Diçka tjetër që unë e quaj shumë të veçcantë tek Shpresa Programme është krijimi i shëndetshëm i marrëdhënieve dhe lidhjet që krijohen me individë, organizata apo partnerë të ndryshëm. Shpresa Programme është një platformë për të krijuar marrëdhënie pune si dhe shoqërore.

Në rastin konkret, më ndihmuan me projektet e mia të lart-përmendura. Shpresa Programme më ka rritur profesionalisht. Kam mësuar që arrihet çdo gjë me punë. Është shumë e rëndësishme të mbështesim njëri-tjetrin dhe të vlerësojmë integrimin në një vend të huaj.

Intervistuesi: Do e referonit Shpresa Programme tek miqtë, familjarët dhe të njohurit? Pse?

Absolutisht, nga 1-10, pa diskutim 10, për të gjitha arsyet që përmenda më lart. Është një dritare e hapur për të gjithë ne. Unë si nënë dua që djali im të dijë Shqip, të njohë flamurin, himnin dhe Shpresa e bën më së miri këtë. 

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa