"Jeta juaj mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë".

"Jeta juaj mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë".

Unë jam 17 vjeç, në Tetor 2018 mbërrita në këtë vend për një jetë të sigurt. Po arratisesha nga situata katastrofike në vendin tim të cilën nuk dua ta kujtoj. Edhe pse shumë i dobët dhe i shkatërruar emocionalisht, doja të ecja përpara. Sapo mbërrita aplikova për azil dhe Ministria e Brendshme më vendosi në një akomodim të përbashkët.

Policia më hipi në furgonin e tyre dhe më shpjeguan se do të më transferonin në një shtëpi. Vetëm ideja e të qënit në një makinë policie më frikësonte pa masë. Nuk më besohej që ata po më ndihmonin, mendimi se ata do më kthenin në vendin tim vërtitej në mëndjen time.

Do të jetoja me tre djem të tjerë të rinj, ku më duhej të ndaja me ta kuzhinën dhe tualetin. Çdokush mund të imagjinojë vështirësinë për të jetuar, mësuar dhe fjetur në të tilla kushte. Fillova të vuaj nga pagjumësia. Gjërat ishin sfilitëse që para krizës së Covid-19. Mezi po mbijetoja, por të paktën mbijetova 

Kohët e fundit jam shumë i frikësuar. Ankthi dhe stresi ka arritur kulmin tashmë që është shtuar shqetësimi i pamundësisë për tu izoluar në kushtet kur strehimi është i përbashkët dhe ndahet me njerëz të tjerë. Dhoma ime është e vogël. Ndërkohë dëgjoj kaq shumë njerëz që thonë se nuk mund të qëndrojmë brenda pa bërë asgjë gjatë kësaj pandemie. Po unë? Jeta ime është e rrethuar nga katër mure që lejojnë vetëm aktivitete të kufizuara. Një shtëpi e përbashkët ku heshtja nuk mjafton, ku gjithçka duket sikur ka ngrirë. Aty ku frika e infektimit nga virusi është prezente çdo moment. Aty ku netët duken mijëra vjet. Sapo hap sytë, para meje shfaqet dhoma e çrregullt që zgjohet e mërzitur nga pakujdesia ime.

My room is my living room, it’s where I sleep, where I exercise & where I am alone with myself & my thoughts. The window is my garden. I open it to feel the fresh air and pray for better days to come. The night is what I fear the most. I hear a lot of noises in the living room caused by my flatmates. I can’t sleep and occasionally I’m scared to go to the toilet, I fear they may be drunk and become aggressive towards me. I choose to stay in my room, hungry, and not go to the toilet either. Pastaj filloj të qaj në heshtje, ndihem si një parazit në këtë dhomë ku asgjë nuk lëviz, në këtë dhomë të etur për ditë të bukura. Filloj të ëndërroj me sy hapur: Si do të ishin gjërat nëse mamaja ime do të ishte ulur në sallon dhe unë do të shkoja të fusja kokën në prehrin e saj? 

Ti thoja sa shumë po vuaj ose ndoshta vetëm të qaja pa thënë asgjë.

Vuaj nga pagjumësia për shkak të ankthit dhe niveleve të larta të stresit. Ilaçet po më ndihmojnë, por gjithashtu më shkaktojnë shumë efekte anësore. Ndihem aq i lodhur gjatë ditës ndonjëherë, por nuk mundem të bëj një banjë për t'u çlodhur. Mungesa e higjienës nga personat me të cilët ndaj shtëpinë më ndalon të bëj shumë gjëra. Një nga ditët policia trokiti në derën time. E hapa derën dhe kisha shumë frikë, aq i lodhur dukesha pas një nate të gjatë pa gjumë saqë ata më pyetën a ndihesha mirë. Unë ja preva shkurt duke thënë se isha mirë, por thjesht isha i lodhur.

Ata më pyetën nëse kisha ndonjë informacion në lidhje me Robertin i cili ishte shpallur i humbur. Roberti ishte shoku im i shtëpisë. Ai ishte zhdukur dhe fakti që ishte i mitur ishte një shqetësim i madh për policinë. Ata më pyetën nëse mund të shkoja në komisariat për të dhënë një deklaratë për Robertin. Unë u thashë se nuk e njoh mirë. Ata më pyetën nëse e kam numrin e tij dhe nëse mund ta kontrollojnë telefonin tim. U frikësova shumë, dukej sikur ata dyshuan se unë e dija se ku ndodhej Roberti. Përpos gjithe streseve që kisha duke jetuar në një strehim të përbashkët, kjo ngjarje më shkatërroi dhe stresoi akoma më shumë. Po sikur ky djalë të ishte një shpërndarës droge? Po sikur ai të kthehej në shtëpi? Fillova të merrja dy pilula nga ilaçet e mia në vend të një që më kishte këshilluar mjeku, në mënyrë që të ndjehesha i lodhur dhe të flija gjumë shumicën e kohës.

Stresi po shtohej gjithnjë e më shumë çdo ditë. Herë pas here nuk shkoja në kolegj, nuk mund të përqendrohesha në punën time. Mbyllja derën e dhomës sime duke vendosur dollapin pas derës, që të ndihesha më i sigurt. Pyesja vazhdimisht punonjësin tim social nëse do të më lëviznin në një akomodim tjetër pasi kushtet ishin të vështira në strehimin ku jetoja. Aktualisht ata po përpiqen të më largojnë nga këtu. Rasti im i emigracionit nuk ishte në duar të mira derisa u njoha me Shpresa Programme dhe Teta Flutrën (avokate e të rinjve). Ajo ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha në jetën time. Kjo më ka bërë të kem më pak ankth dhe stres.

Për këtë arsye do të ndaj me ju se ç’farë dhe kush më ndihmoi të vazhdoj përpara. Unë u referova tek Shpresa Programme nga motra ime. Kur shkova atje historia ime u dëgjua, u ndjeva i kuptuar, mora ndihmën e nevojshme dhe njoha njerëz të cilëve mund t'u besoj. Ata më dhanë gjithashtu mundësi për të mësuar anglisht, pasi anglishtja ime ishte në nivele të ulëta. Teta Flutra më mundësoi këshillim, u njoha me një këshilltar të mahnitshëm që më ndihmoi të kaloja shumë vështirësi.

Teta Flutra, Teta Luli dhe të gjitha gjërat dhe shërbimet ishin aty për mua dhe për miqtë e mi shqiptarë 24/7 - pa marrë parasysh nëse ishte mesnatë apo mesditë ato gjithmonë i përgjigjeshin telefonit dhe dëgjonin me kujdes. Nuk e kam idenë se si ato ja bën që të dinin gjithçka për të cilën unë kisha nevojë qysh prej takimit të parë. Edhe nëse Shpresa Programme nuk e ofron një shërbim të caktuar ato e dinë shumë mirë ku të të referojnë. Ato zbuluan aftësi dhe pozitivitet tek unë në një moment kur unë mendoja 'Nuk kam vlerë'.Refuzoja të shkoja në kolegj, por për shkak se Teta Flutra më telefononte çdo ditë duke u përpjekur të më bindte, tani dua të ndjek arsimin e lartë. Unë bashkohem me takimet në Zoom çdo ditë, ata më japin gëzim me lojërat e tyre argëtuese dhe frymën pozitive. Mezi pres të kthehem në klubin e të rinjve për të luajtur me miqtë e mi dhe për të takuar teta Flutrën dhe të gjithë stafin.

Ato janë të durueshëm, nuk gjykojnë asgjë dhe askënd, më bëjnë të ndihem krenar. Falënderoj Zotin për ekzistencën e tyre. Falë tyre tani rasti im i emigracionit është në duar të sigurta.

Ata më treguan se është në rregull të qash, edhe pse në kulturën tonë, burrat duhet të qëndrojnë të fortë pavarësisht gjithçkaje. Ata më mësuan se mënyra më e mirë nuk është të shkatërrojmë veten, por t'u tregojmë historitë tona të tjerëve dhe të vendosim gjithë energjinë për të zgjidhur këto çështje. 

Nga një i ri tek Shpresa Programme

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa