Thirrje për ndihmë

Vetëm të bashkuar mund të bëjmë ndryshimin.

 

Të dashur miq të Shpresës,  

 

Ishte një mëngjes mjaft normal të Premten në mëngjes në zyrën tonë në Mansfield House, ishim shumë të zënë dhe nuk kishim të ndaluar. Telefoni nuk pushoi së rëni dhe njerëzit në zonën e pritjes vazhduan të vinin për çështje të ndryshme.  

Kishim folur tashmë me 15 persona që po përballeshin me dëbimin nga vendi,të tjerë të cilët nuk mund të regjistroheshin me një mjek të përgjithshëm, nga ata që kishin përfunduar të pastrehë, të tjerë akoma donin të mësonin anglisht, të bëheshin vullnetar, kishin nevojë për mbështetje financiare, ishin refuzuar nga Ministria e Brendshme dhe kishin nevojë për një avokat, kishin nevojë për ndihmë për të aplikuar për ndihma, donin ndihmë për të marrë prindërit këtu në MB, etj.  

Ndërkohë më duhej të riorganizoja festimin e Krishtlindjes për shkak të planit B, si rezultat u desh riorganizimi i dërgesës së lodrave nga ELBA, (këto ishin lodra të reja dhe e dija se sa të rëndësishme ishin këto lodra për disa nga familjet, disa nga fëmijët e tyre nuk kishin patur kurrë një lodër të re).  

Më duhej të flisja me ekipin për të riorganizuar seancën e fundjavës pasi disa njerëz (stafi dhe vullnetarë) nuk ndiheshin mirë. 

Fola me një zonjë që ishte në një shtëpi të sigurt për shkak të dhunës në familje për ta ndihmuar që të regjistronte fëmijët e saj në shkollë.   

Mu desh të bisedoja me secilin prej tyre për të gjetur se çfarë mbështetje kishin nevojë nëpërmjet një takimi ballë për ballë me secilin dhe rregullova takime me ekipin tonë të vullnetarëve ose stafit. Ndërkohë u kisha kërkuar disa njerëzve që të ktheheshin tek ne një ditë tjetër sepse ishim të tejet të zënë ndërkohë që ju përgjigjesha telefonatave dhe disa nga personat i referova tek partnerët tanë.  

Më në fund, në mes të gjithë kësaj më duhej të flisja me një grua që ishte zhvendosur nga një shtëpi e sigurt në shtëpinë e saj- të gjitha brenda 5 orëve, u ngjita lart e poshtë shkallëve disa herë ndërsa ende konsumoja kafenë time të parë (tani shumë e ftohtë!). Mëngjeset e tilla mund të jenë mjaft rraskapitëse dhe të Premtet marrin një kuptim tjetër. 

Sapo gjërat filluan të merrnin udhë, zilja e telefonit zhurmoi. Dera u hap për një zonjë dhe vogëlushenn e saj e cila qëndronte me një buzëqeshje të madhe dhe një Byrek edhe më të madh i bërë vetë (gatim Shqiptar). 

Për një moment mendova se ajo kishte ngatërruar adresën; në fakt rezultoi se ajo kishte ardhur në zyrën tonë thjesht për të na falënderuar të gjithëve, veçanërisht vullnetaren që e shoqëroi tek avokatja e saj. "Nuk mendoj se do të kishta qenë në gjendje të merrja pjesë në takimin me avokaten time, ajo është shumë larg meje. Tani marrëveshja ime nga Home Office dhe bileta e kthimit është anulluar”. Ai moment i ndritshëm dhe i dashur pas një mëngjesi mbushur me adrenalinë ishte një nxitje aq e madhe sa, edhe pas një jave,e mbaj mend ende. 

Unë quhem Luljeta, jam Drejtoreshë e Shpresa Programme. Ka momente si këto që janë të mundura vetëm për shkak të mbështetjes së vullnetarëve të stafit tonë dhe partnerëve.  

Faleminderit. 

Ndërsa shkruaj ekipi im po punon pa u lodhur për t'u siguruar që shqiptarët që jetojnë në rrethana të pa volitshme të marin ndihmën e nevojshme, fëmijët dhe të rinjtë të cilët jetojnë në varfëri të kenë akses për aktivitete argëtuese dhe sportive.  

Megjithatë, vazhdimisht kemi nevojë për ndihmë, kemi nevojë për:   

Vullnetarë (https://shpresaprogramme.org/support/) 

Donatorë (https://www.justgiving.com/shpresaprogramme) 

Një gjë që kam mësuar përmes vullnetarizmit dhe punës në Shpresa Programme është se mund të bëjmë punë të mahnitshme, transformuese kur punojmë kolektivisht. 

Unë shoh te Shpresa - anëtarët, vullnetarët, stafin, mbështetësit - si një ekip të jashtëzakonshëm të bashkuar për të ndihmuar azilkërkuesit, refugjatët, emigrantët shqipfolës të të gjitha moshave dhe gjinive duke bërë të mundur që të gjithë të ndihen dhe të jenë të sigurt, të jenë të mirë informuar dhe të ndihmohen për t'u përshtatur plotësisht dhë për tu jesë aktive e jetës në komunitet.  

Dhe ju jeni një pjesë e veçantë e këtij ekipi. Sepse pa pasion, përkushtim dhe mbështetje të vazhdueshme ne nuk mund të bënim atë që bëjmë 

Në vitin 2022, duken kërcënime të tjera në horizont. Projektligji i ri i kombësisë dhe kufijve që po kalon në parlament do të thotë se shumë më tepër njerëz nuk mund të kenë akses në ndihmën që u nevojitet dhe shumë të tjerë do të shkojnë të padokumentuar si i vetmi opsion i sigurt për ta.  

Shpresojmë që ata të cilët kanë status do të kenë akses në punë me pagë të jetesës dhe mund të përballojnë strehimin, të kenë akses në arsimim dhe të mund të rrisin fëmijët e tyre mirë dhe jo në varfëri.  

Ne duhet të vazhdojmë të plotësojmë nevojën që do të lindë dhe t'u përgjigjemi këtyre sfidave të reja. Kjo është arsyeja pse mbështetja juaj është kaq e rëndësishme. 

Është thelbësore që ne të vazhdojmë të ndërtojmë shërbimet tona, të rekrutojmë më shumë vullnetarë dhe të jemi aty për më shumë njerëz se kurrë më parë. 

Ju mund të na ndihmoni të rekrutojmë më shumë miq dhe partnerë për të mbrojtur njerëzit dhe për të ndihmuar që ata të kenë një vend të sigurt për të jetuar, të kenë shkollë, ndihma, akses në arsim dhe kujdes mjekësor. 

Ne jemi gati të marrim edhe për 10 vjet të tjera me qira ndërtesën ku jemi vendosur dhe ju mund të jepni kontributin që ky vend të jetë një vend më i mirë në 2022 pas COVID-19 në mënyrë që të mund të shohim më shumë njerëz çdo ditë dhe të mundemi të kryejmë më shumë aktivitete në mënyrë të sigurt.  

Ju mund të na ndihmoni që të vazhdojmë të ndërtojmë punën tonë të komunikimit me njerëzit që jetojnë në hotel (të tillë si njerëzit që kërkojnë azil) dhe me njerëzit që përjetojnë mugesën e strehimit dhe jetojnë në rrugë si dhe ata që ndodhen në akomodime të përbashkëta të mbipopulluara.  

Ju mund të ndihmoni duke mbështetur ekipin tonë të stafit dhe vullnetarëve dhe t'i shpëtoni ata nga mbi lodhja.  

Vetëm së bashku, ne mund të vazhdojmë t'u përgjigjemi nevojave të reja që dalin dhe të ndihmojmë anëtarët e komunitetit që tja dalin 

 

 

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa