Eventi i Javës së Refugjatëve më 19 Qershor 2021
Qershori është një muaj i frytëdhënës tek Shpresa Programme. Në javët e para të këtij muaji ne festuam vullnetarët tanë dhe punën e tyre të mrekullueshme, e cila gjithmonë dallohet dhe vlerësohet. Duke qenë pjesë e një ekipi që punon pa u lodhur për ti siguruar komunitetit akses në shërbimet më kryesore, edhe një herë, ne kemi punuar shumë për të organizuar një event të drejtpërdrejtë që feston Javën e Refugjatëve 2021. Java e Refugjatëve është një festival kombëtar që feston kontributet, krijimtarinë, dedikimin e refugjatëve dhe njerëzve që kërkojnë strehë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo javë feston një vizion që lejon refugjatët dhe azilkërkuesit të jetojnë të sigurtë brenda komuniteteve përfshirëse, ku mund të japin kontribut të vlefshëm. Një lëvizje globale në rritje, 20th Qershori njihet tashmë si Dita Botërore e Refugjatëve.
Për shkak të motit të keq, ne nuk ishim në gjendje të takoheshim në Parkun e Stratford-it dhe të merrnim pjesë në festimet e gëzueshme që kishim planifikuar, megjithatë kjo nuk na ndaloi. Eventi virtual i planifikuar të Shtunën në mbrëmje u dha të gjithë pjesëmarrësve një shans për të ecur #INTHEIRSHOES (në këpucët e Refugjatëve). Skuadra e Shpresa Programme e mahniti audiencën me një prezantim prekës të tregimeve të refugjatëve që flisnin për dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e tyre për t'u integruar dhe kontribuar në një vend që ata tani e quajnë atdhe.
Ngjarja filloi me melodinë e mrekullueshme të flautit të artistes së re Shqiptare, Donisa Kastrati, e cila krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Luljeta Nuzi, Drejtoresha egzekutive e Shpresa Programme mirëpriti mysafirët e pranishëm duke theksuar rëndësinë e refugjatëve në shoqërinë tonë, duke hedhur dritë mbi udhëtimet e tyre të vështira me fokus në historitë e tyre të suksesit, punën e tyre pozitive dhe të palodhur.
Një prezantim vizual i bërë nga ekipi ynë Be The Change na kujtoi udhëtimin historik dhe faktik të refugjatëve shqiptarë nga viti 1989 e deri më sot.
- 1989, 4,800 shqiptarë hynë në ambasadat e kryeqytetit, Tiranë, për të shpëtuar nga izolimi, varfëria dhe diskriminimi politik. Regjimi komunist u detyrua t'i lejojë ata të largohen, me 3200 që migruan në Gjermani, mbi 800 në Itali, 600 në Francë, disa duzina në Turqi, Poloni, Çekosllovaki etj. Më shumë se 1.3 milion shqiptarë iu bashkuan kësaj vale të parë gjatë dekadave.
- Nga dhjetori 1990, dhjetëra mijëra shqiptarë emigronin ilegalisht në Greqi çdo muaj.
- Shkurt - Mars 1991, mbi 30 mijë Shqiptarë, morën kontrollin mbi anijet në Vlorë & Durrës dhe u nisën për në Itali, duke u ndjekur shumë të tjerë në kohët në vazhdim.
- Pas vitit 1992, mijëra shqiptarë migronin çdo vit, ilegalisht ose me mënyra të tjera. Udhëtimet e tyre u shtrinë përtej kufijve të njohur, në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore, të ndjekur nga SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re. Gjatë viteve 1990-1996, ishin larguar rreth 450 mijë shqiptarë, 75% e të cilëve ishin në Greqi.
- 1997, shembja ekonomike dhe politike solli një valë të re emigracioni, duke e kthyer Kanalin e Otrantos në një autostradë me gomone dhe anije të tjera. Një destinacion i përbashkët ishte përsëri, Greqia dhe Italia.
- Gjatë viteve 1997 - 1998, rreth 150,000 shqiptarë emigruan, të ndjekur nga mijëra të tjerë gjatë viteve 1999 - 2000.
Me ardhjen e një dekade të re, numrat e emigracionit ishin më të ulët në krahasim me periudhat e pikut. Shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë azil jashtë vendit në mënyra të ndryshme, dhe jo vetëm: Mijëra shqiptarë largohen nga Shqipëria në mënyrë të ligjshme çdo vit, përmes bashkimit familjar, punës, programeve qeveritare, arsimit etj., Duke grumbulluar një total prej 30-40 mijë Shqiptarësh që largohen nga atdheu çdo vit.
Duke pasuar historinë e një realiteti prekës, Rogerta Hasmuca ndihmoi të ndante me audiencën një video-ekspozitë të refugjatëve të suksesshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila mirëpriti prezantimin e kësaj fushate të re. #NëKëpucëtetyre (#InTheirShoes), filloi në fillim të Qershorit, kur Shpresa Programme filloi të ndante sukseset e Tregimeve të Refugjatëve në profilin tonë në LinkedIn. Iniciativa është e hapur deri në Nëntor 2021, dhe ne jemi ende në pritje të këtyre historive.
Vera Celkupa, një tjetër vullnetare, prezantoi Të nderuarin, Stephen Timms, i cili është ish-anëtar i Parlamentit për East Ham nga 1994-2019; një ‘ministër hije’ për punësimin nga 2010-2015; ka pasur poste të shumta dhe është bërë një zë i fuqishëm për shumë refugjatë që jetojnë në Londrën Lindore dhe një mbështetës i madh i Shpresa Programme gjatë viteve. Ai ka ndihmuar anëtarët individualë të Shpresa Programme, ka bërë fushatë në emrin tonë dhe ka sponsorizuar evente dhe vizita në Parlament për përdoruesit tanë.
Esmeralda Lala prezantoi ambasadoren e nderuar të Republikës së Kosovës, znj. Arrita Gjakova. Ambasadorja e nderuar, një mbështetëse e madhe e Shpresa Programme u përqëndrua në migrimin e viteve 1999-2000 kur Shqiptarët e Kosovës u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës. Znj. Arrita Gjakova, foli për Refugjatët, të cilet janë jo vetëm të suksesshëm, por edhe pishtarë kryesorë që duhen ndjekur.
Një nga njerëzit e mrekullueshëm që ishin të ftuar special në eventin tonë, ishte Trajnerja Sistemike e Familjes , e specializuar në Prindërim dhe Rikuperimit të dhimbjes (pikëllimit), Aktivistja e të Drejtave të Njeriut, e suksesshme dhe frymëzuese, Adelina Toplica-Badivuku. Zonja Adelina Toplica-Badivuku është një nga refugjatët e shumtë që ka përballuar sfidat dhe i ka kthyer ato në suksese dhe histori frymëzuese.Përvoja e saj 20-vjeçare përfshin, punën me familjet, punën në një pozicion drejtues në sektorin publik, zhvillimin e praktikës dhe mbikëqyrjen. Ajo është kolegia më e mirë që mund të dëshironi të keni. Ajo foli për udhëtimin e saj dhe më shumë, ndau historitë e suksesshme dhe domethënëse të kolegëve dhe miqve të saj. Dafina prezantoi John Stokes, një kujdestar për afro 30 vjet, i cili gjatë eksperiencës së tij është kujdesur për shumë të rintëj, përfshirë djemtë e rinj shqiptarë. Puna e palodhur dhe përkushtimi u pasqyruan në historinë e tij si kujdestar i një djali të ri shqiptar.
Vera, një tjetër vullnetare, vazhdoi me prezantimin e z. Peter Laing, Drejtor Egzekutiv i Programit të Rinovimit, një organizatë e cila kishte ndikim kyç në rritjen e Shpresa Programme në fazat e saj të hershme. Hygerta, prezantoi Elona Gegën e cila ndau historinë e saj të Suksesit si refugjatet. Duke qenë pjesë e Shpresa Programme që nga mbërritja e saj e hershme në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke mbetur një mike e mirë e Shpresa Programme tani që ajo është e fortë dhe e konfidente për të kapërcyer të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet.
Emi Gjoni, drejtoreshë e një organizate të suksesshme ALISAR Prospects Training CIC, me qëllim edukimin e të rinjve dhe nënave të reja drejt akreditimit dhe punësimit. Ajo foli për sfidat që ka kapërcyer, të cilat e frymëzojnë atë të jetë vokale me krenari për fuqizimin e grave brenda komunitetit tonë. Frymë e mrekullueshme luftarake, me të cilën janë të bekuar të gjithë shqiptarët. Organizatat ‘Alternatives’ dhe ‘Mind’ u bënë pjesë e skenës tonë virtuale, ata kanë ofruar seanca në grup dhe këshillim. Ata kanë qenë të mahnitshëm me përdoruesit tanë, duke ndihmuar dhe mbështetur shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore. Ato treguan se sa e mrekullueshme ka qenë të punosh me ne dhe komunitetet tona.
Herman Kola, one of the students in the Albanian School Project who was present from the beginning of the event, shared a poem on the refugee week. Him and his family have migrated to Italy and recently to the UK. He is a brave, intelligent young boy, willing to learn and share his passion about his home-country. He went on to recite a poem from a famous Albanian writer “Fan Noli”, the Flag anthem – “Himni I Flamurit”.
Ndërsa po i afroheshim fundit, Hermonda Kalludra e cila ishte Koordinatore e Projektit për Projektin e COVID-19 tek Shpresa Programme dhe kishte një rol kyç në Projektin e Avokimit të Grave si pjesë e Projektit ‘Be the Change’ u mirëprit si e ftuar speciale në programin tonë. Puna e saj e mahnitshme në fuqizimin e grave dhe avokimin për refugjatët dhe azilkërkuesit vazhdon. Ajo tregoi historinë e saj si një refugjate e re, duke ikur nga Kosova në vitet 1999 - 2000. Hermonda ndau përpjekjet e familjes së saj, duke ikur nga bombardimet nga Jugosllavia; udhëtimin e saj në Mal të Zi derisa arritën në Mbretërinë e Bashkuar. Tani ajo ka mbaruar studimet e masterit në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Shkencat Politike në Shkollën Ekonomike të Londrës (London School of Economics - LSE). Hermonda punon me Organizata jo-fitimprurëse në Kosovë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, besimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, ajo tani është koordinatore e projektit në Axiom International LTD.
Ne e çmuam dhe vlerësuam punën e refugjatëve brenda komunitetit tonë dhe në të gjithë botën. Nuk ka botë pa refugjatë. Ne të gjithë jemi pjesë e një familje - Njerëzimi; jemi të gjithë të ndryshëm por të gjithë njësoj. Ne tek Shpresa Programme do të vazhdojmë të rritemi dhe ndërtojmë së bashku, #NëKëpucëteTyre.
Amina, një vajzë e re që ndihmoi në organizimin e ngjarjes, ndau një poezi me ne:








