Guardianët e Mjedisit për Komunitetin Lokal
Tani jeni njohur me me Guardianët e MjedisitAta janë Lider të rinj tek Shpresa Programme, të cilët, si pjesë e Projektit Keeping It Wild, në partneritet me London Wildlife Trust, London Youth, Headliners UK & John Muir Trust kanë krijuar kohortin e parë Young Social Action Team. Si pjesë e fushatës së tyre, për të krijuar hapësira më të sigurta dhe më të mira të komunitetit për të rinjtë, kanë diçka për të thënë. . Sot ata të gjithë shkuan në Stratford Parkku takohen çdo të Shtunë për të strategjizuar mbi ruajtjen e natyrës dhe aktivizmin pozitiv mjedisor, dhe për të krijuar hapësira më të sigurta për të rinjtë.
Ata kanë pyetur 80 të rinj të tjerë për nevojat e tyre dhe të gjithë kishin një përgjigje të përbashkët: “Se parqet janë një vend ku të rinjtë duhet të zgjedhin të shkojnë, të zgjedhin të kalojnë kohën e tyre të lirë. Se parqet duhet të jenë hapësira që i bëjnë ata krenarë për lagjen dhe komunitetin e tyre.”
Guardianët e Mjedisit në Shpresa Programme kanë gjetur vendin e përsosur për të përmbushur këtë qëllim - Stratford Park
“Stratford Park është një park i bukur për komunitetin. Ne mendojmë se është perla e gjelbër e Stratford-it ”- thanë të rinjtë. Këta Guardianë të Mjedisit kanë identifikuar potencialin e madh që ka ky park. Por, ato gjithashtu kanë dalluar problemet që nuk i lejojnë ata të zgjedhin të kalojnë kohën e tyre të lirë në Parkun e Stratford-it.
Në hyrje të parkut, uji i shatërvanit është zakonisht i ndotur askush dhe nuk kujdeset për të. Tualetet publike janë të paaksesueshme, pranë tyre ka një ndërtese të braktisur që duket si një qendër e injoruar komunitare. Në qendër të parkut ndodhet një skenë, e cila nuk përdoret. Fushat e tenisit, basketbollit dhe futbollit kërkojnë një anëtarësim të kushtueshëm që nuk përshtatet me nevojat e komunitetit dhe nuk janë të përdorshme për të rinjtë.
Ky është vizioni i të rinjve:
Ne duam që ndërtesa pranë Parkut të akomodojë zyrat tona të reja të Shpresa Programme,
ku Shpresa Program mund të drejtojë të gjitha shërbimet që i
nevojiten komunitetit lokal dhe Komunitetit Shqipfolës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Tualetet duhet të jenë të aksesueshme dhe hapësira në pjesën e përparme mund të shndërrohet në një kafene që do të punësojë njerëz lokalë me pagë standarde jetese. Ne duam ta shfrytëzojmë skenën, me shfaqje javore nga të rinjtë dhe artistët që performojnë normalisht pranë qendrës tregtare (Westfield). Fushat sportive duhet të jenë të hapura për të rinjtë dhe parku duhet të mirëpresë fushata dhe evente të rëndësishme si Fushata e Shëndetit Mendor, Ditët e Pavarësisë, Festimet etj
Na ndihmoni sot, për një të nesërme më të mirë.








