Çfarë është një Konferencë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe pse po ju ftojnë në një të tillë?

Konferencat e Mbrojtjes së Fëmijëve

Një Konferencë për Mbrojtjen e Fëmijëve është një takim i organizuar nga Shërbimet e Fëmijëve në Barking dhe Dagenham. Të tilla konferenca mbahen kur ka shqetësime se një fëmijë mund të mos jetë i sigurt, ose nevojat e tij nuk po plotësohen. Konferenca do të mbështesë familjen për të adresuar këto çështje dhe për të ndihmuar fëmijën të lulëzojë Eshtë e rëndësishme të theksohet se fëmijët nuk largohen nga familjet e tyre si rezultat i Konferencave për Mbrojtjen e Fëmijëve, vetëm gjykata dhe policia mund ta bëjnë atë. 

Është e kuptueshme që ky proces mund të duket shqetësues dhe ju mund të ndiheni të mbingarkuar.

Ekzistojnë 3 faza kryesore në këtë proces:

Përgatitja për konferencën (takimin)

çfarë ndodh në konferencë (takim)

çfarë ndodh pas konferencës (takimit)

Së pari, le të flasim për mënyrën se si mund të përgatiteni për konferencën në mënyrë që të merrni më të mirën prej saj.

Para konferencës do t'ju dërgohen tre dokumenta nga punonjësi juaj social përmes postës elektronike:

një raport i plotë në lidhje me familjen tuaj, një raport i shkurtër i cili përmbledh pjesët më të rëndësishme të raportit dhe formularin “Pikpamjet e mia”.

Në disa raste, këto dokumenta do t’ju dërgohen përmes postës.

Raporti i plotë është shkruar nga punonjësi juaj social dhe përfshin të gjithë informacionin që familja juaj ose ndonjë profesionist që merr pjesë në konferencë mund të dëshirojë të dijë se pse po zhvillohet kjo konferencë

Ekzistojnë rregulla të rrepta për mënyrën sesi shpërndahen informacionet personale nga organizatat e tjera duke qënë se ato mund të jenë sensitive.Sidoqoftë, pasja e një pamjeje të plotë të familjes është thelbësore për të bërë planin më të mirë për fëmijën dhe familjen.Kjo është arsyeja pse ligji lejon që pjesëmarrësit në konferencën e Mbrojtjes së Fëmijëve të disponojnë këtë informacion. 

Raporti përmbledhës është një dokument me një faqe që përshkruan informacionin kryesor si:

  • shqetësimet aktuale që kanë profesionistët për fëmijën tuaj,
  • si ndikojnë këto tek fëmija
  • pikat e forta në familjen tuaj
  • pikat e forta në familjen tuaj

Është e rekomandueshme që të lexoni raportin përmbledhës dhe nëse doni më shumë informacion, mund të lexoni raportin e plotë.

Detajet në këto raporte do të jenë baza për diskutimin gjatë konferencës për mbrojtjen e fëmijëve, kështu që sigurohuni që të lexoni të paktën dokumentin përmbledhës paraprakisht, në mënyrë që të jeni të vetëdijshëm për atë që profesionistët do të duan të diskutojnë. Formulari 'Pikpamjet e Mia' është një formë që do t'ju ndihmojë të shprehni shqetësimet tuaja dhe të ndani me profesionistët mendimet dhe dëshirat tuaja për familjen tuaj. Përdoreni këtë formular për të prashtruar mendimet tuaja rreth asaj që është shkruar në raport dhe çfarë mbështetje mendoni se do të ndihmonte familjen tuaj.

Formularin mund ta plotësoni në cilëndo mënyrë që preferoni: vetëm, me punonjësin tuaj social, me një profesionist tjetër ose me një mik të besuar ose anëtar të familjes tuaj.


Gjatë konferencës do të flitet rreth formularit që ju keni plotësuar dhe synimi është që të arrihet sa më shumë që të jetë e mundur si një grup.

children safeguarding

Kjo ndihmon në bërjen e planit sa më të dobishëm për ju. Për sa i përket njerëzve që marrin pjesë në konferencë, pjesmarrësit kryesorë janë familja juaj, përfshirë fëmijët nëse është e përshtatshme. Ne inkurajojmë të dy prindërit, ose kujdestarët, të marrin pjesë aty ku është e mundur, por edhe anëtarët e familjes më të gjerë nëse ata janë të rëndësishëm për familjen dhe ju jeni dakord që ata ta dëgjojnë këtë diskutim. Punonjësi social i fëmijës suaj do të marrë pjesë gjithashtu, ai do të ketë informacion paraprak pse po zhvillohet konferenca.

A Conference Chair will chair the meeting and help to formulate the plan based on what she/he hears. The conference will also include a range of professionals depending on who has had contact with your family.

Një Kryetar i Konferencës do të kryesojë takimin dhe do të ndihmojë në formulimin e planit bazuar në ato që ajo / ai dëgjon. Konferenca do të përfshijë gjithashtu një varg profesionistësh në varësi se kush ka pasur kontakt me familjen tuaj. Kjo mund të përfshijë mjekun tuaj të përgjithshëm, vizitorin e shëndetit, mësuesin, policinë ose një pediatër nëse ata kanë informacion për të ndarë që mund t'ju ndihmojë. Nëse është dikush që nuk doni të jeni në takim, përfshirë një profesionist ose një prind, mund të flisni për këtë me Punëtorin Social të fëmijës suaj para se të zhvillohet takimi. Por është kryetari që do të marrë vendimin përfundimtar se kush merr pjesë dhe si. Duke qënë se pjsmarrja në një konferencë të tillë mund të jetë e vështirë për disa persona jeni të mirëpritur që të sillni dikë me vete si mbështetës, ky mund të jetë një anëtar tjetër i familjes suaj ose një mik i besuar.Personi mbështetës duhet të jetë dikush tek i cili mund të mbështeteni për të dhënë këshilla të mira dhe ti besoni informacione të ndjeshme në lidhje me familjen tuaj. Mbështetësi juaj është aty për ju dhe nuk do të kërkohet të japë pikëpamjet dhe mendimet e tij. Gjithashtu mund të sillni avokatin tuaj, megjithatë ai do të jetë aty për t'ju siguruar mbështetje ose këshilla dhe jo për t'ju përfaqësuar ligjërisht. 

Dita e Konferencës

Në ditën e konferencës, do t'ju kërkohet të vini 30 minuta para fillimit të konferencës për të takuar kryetarin (atë që do të drejtojë takimin). në formularin "Pikëpamjet e Mia" do të keni mundësinë të diskutoni çdo shqetësim dhe të bëni çdo pyetje që mund të keni. Keni gjithashtu të drejtë ta shtyni këtë takim për një ditë tjetër nëse kjo është më e përshtatshme për ju. 

Kur të jeni gati, profesionistët e tjerë do të hyjnë në dhomë. Konferencat për Mbrojtjen e Fëmijëve zakonisht mbahen në dhoma të mëdha me të gjithë pjesmarrësit të ulur në një formë 'U-je' me karrigen përpara. Aktualisht kjo nuk është e mundur për shkak të pandemisë së Koronavirusit për rrjedhojë takimet mbahen aktualisht on-line (në internet) me pjesmarrjen e familjes dhe profesionistëve duke përdorur një aplikacion për video-thirrje të quajtur Microsoft Teams. Në të tilla raste punonjësi social do t'ju ofrojë të gjithë informacionin që ju nevojitet për të marrë pjesë lehtë në takimin virtual.

CHILDREN CLASSROM

Ju gjithashtu mund të pyesni punonjësin tuaj social nëse është e mundur të bashkoheni në takimin virtual nga i njëjti vendme të. Të gjithë pjesëmarrësit në takim do të kërkohet të prezantojnë veten e tyre dhe të shpjegojnë se kush janë dhe nga janë.Gjatë konferencës do të ketë një diskutim në grup rreth shqetësimeve në lidhje me familjen tuaj, si dhe pikat e forta të familjes suaj.Do të vendosen një numer veprimesh, të cilat do të formojnë bazën e planit tuaj. Përdorni formularin "Pikpamjet e Mia" për t'ju ndihmuar të paraqisni idetë tuaja rreth asaj që mund të vendoset në plan.Si prind ose kujdestar këndvështrimi juaj është jetësor që profesionistët të kuptojnë se çfarë mund të ndodhë në familjen tuaj. Gjatë konferencës është me të vërtetë e rëndësishme që t'i tregoni grupit se çfarë mendoni për ato që janë shkruar në plan dhe çfarë do të ishte e dobishme për të adresuar shqetësimet e paraqitura në raport.

 

The plan that is created in the conference outlines what all parties, including the family, need to do to keep your child safe and flourishing. At the end of the conference, the Chair will decide if it needs to be a Child Protection Plan or a Child in Need Plan. Children and families that are viewed as in need of support will be given a Child in Need Plan. If a child is seen as a significant risk of harm a Child Protection Plan will be put in place. The actions in the plan will stay the same but you may have more contact with your social worker if a Child Protection plan is put in place.

Pas Konferencës

Pjesëmarrja në një konferencë për Mbrojtjen e Fëmijëve mund të jetë emocionalisht e lodhshme. Mund të jetë me vlerë të caktoni pak kohë për të folur me një mik të ngushtë ose anëtar të familjes menjëherë pas konferencës, veçanërisht nëse e ndiqni atë vetëm. Nëse ndiheni të dobët ose të mbingarkuar dhe dëshironi të flisni me dikë, ka një numër shërbimesh që mund të kontaktoni gjithashtu, të tilla si "Samaritans" dhe "NHS talking therapies".

Pas konferencës do të merrni një email që përshkruan planin për të cilin u ra dakord nga ju dhe grupi. Më vonë do të merrni një procesverbal me shkrim të asaj që u tha në konferencë për referencën tuaj. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ju do të punoni me punonjësin tuaj social për të kryer veprimet e përcaktuara në planin tuaj. Plani do të jetë një dokument i dobishëm për t'u përdorur në diskutimet me punonjësin tuaj social ndërsa punoni gjatë procesit me profesionistë. Brenda 10 ditëve nga konferenca, ju do të keni një takim të parë me pjestarët kryesorë të grupit të profesionistëve nga konferenca dhe më pas takime mujore me të njëjtin grup.

Këto takime janë një shans për të kontrolluar progresin kundrejt planit, për të ndarë atë që po shkon mirë dhe çfarë nuk po shkon mirë në realizimin e planit. Ju mund të punoni si një grup për të bërë ndryshime në plan nëse lindin rrethana të reja ose nëse ndiheni se ka një qasje më të mirë për të arritur rezultatin për familjen tuaj. 

Një konferencë rishikimi do të mbahet pas tre muajsh dhe pastaj pas gjashtë muajsh nga konferenca origjinale. Këtu grupi do të vendosë nëse shqetësimet janë adresuar dhe nëse është ende I nevojshëm një plan në vazhdimësi. Për shembull, një plan për Mbrojtjen e Fëmijëve mund të bëhet një Plan për Fëmijë në Nevojë nëse shqetësimet janë adresuar pjesërisht. Nëse një plan është ende i nevojshëm, ai do të azhornohet dhe do të vendosen takime të mëtejshme të grupeve kryesore, si dhe një takim tjetër rishikimi. Idealisht plani do të përfundojë ose të tërhiqet në këtë pikë. Takimet vazhdojnë derisa shqetësimet të adresohen dhe një plan nuk është më i nevojshëm.  

Partnerët tanë

Regjistrohuni në gazetën tonë të postës elektronike për të marrë azhurnime të rregullta rreth Programit Shpresa